Bota19 Mars 2022, 20:32

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardimet u marrin jetën 10 civilëve; dy prej tyre, fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardimet u marrin jetën

Foto Ilustruese

Dhjetë civilë, mes të cilëve dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhansk në dy ditët e fundit, thonë zyrtarët.

Përmes një njoftimi forca Policore e Rajonit të Kievit njoftoi se 7 civilë u vranë dhe 5 u plagosën si rezultat i një sulmi me mortaja në qytetin Makariv.

Ndërkaq, një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk më 19 mars, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram, raporton CNN. Mësohet se, nën rrënoja ndodhej edhe një fëmijë i tretë, i cili u nxor i gjallë dhe tashmë gjendet gjendje të mirë shëndetësore.

Bota #sulmet në Ukrainë bombardime Viktima