Politike24 Tetor 2022, 11:38

Vijon bojkoti i mësimit, pedagogët dalin sërish në protestë; u bashkohet edhe ish-deputetja socialiste

Shkruar nga Pamfleti
Vijon bojkoti i mësimit, pedagogët dalin sërish në

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi i është bashkuar protestës së sotme të pedagogëve që ka nisur nga Korpusi Universitar në javën e dytë të bojkotit të vitit të ri akademik.

Hafizi e cila është edhe pedagoge në departamentin e Fizikës është parë në krah të kolegëve të saj në protestë.

Ndërkohët, kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka lexuar një letër të hapur dërguar Presidentit të Republikës, institucioneve kombëtare dhe ambasadave.

Janë nëntë kërkesa që pedagogët i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një peticioni.

Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

Pedagogët kërkojnë rritje page, ndërsa qeveria ka vendosur një rritje deri në 15%. Kjo është e papranueshme për stafin akademik që thekson se rritja duhet të jetë minimalisht sa në Kosovë apo vendet e tjera të rajonit.

 

Politike Mimoza Hafizi Protesta e pedagogëve