Politike12 Maj 2022, 19:01

Vila në Lalëz "mollë sherri" mes demokratëve, alarmohet Tritan Shehu: Ku ta gjeja të ishte e imja, Bardhi të dënohet për fshehje krimi

Shkruar nga Pamfleti
Vila në Lalëz "mollë sherri" mes demokratëve,

Vila në Lalëz "mollë sherri" mes demokratëve, alarmohet Tritan Shehu: Ku ta gjeja të ishte e imja, Bardhi të dënohet për fshehje krimi

Deputeti i Foltores Tritan Shehu ka vijuar sulmet ndaj Gazment Bardhit, lidhur me akuzat se vila 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit, që denoncoi sot në Kuvend, i përket një deputeti demokrat pranë Sali Berishës.

Pasi e konsideroi inskenim të pistë dhe pervers, Shehu deklaroi se Gazmend Bardhi duhet të çojë prova në Prokurori për denoncimin ose në të kundërt të dënohet për fshehje të krimit.

“Është një meskinitet i kolegut që e krijoi këtë gjë dhe nuk ja vlen të merresh me gjëra të tilla që të lënë një shije të mungesës së karakterit të njeriut për të njollosura ca njerëz, akuza për të cilat duhet të shkojë të denoncojë nëse janë të vërteta. Unë do të doja të kisha një vilë të tillë, ku ta gjeja. Por s’mund të mohoj një gjë që s’ekziston. Ai duhet të shkojë në prokurori ku të çojë prova për këto akuza, ndryshe duhet të dënohet për fshehje të krimit”, tha Shehu.

Vlen të theksohet se, vila 760 mijë euro e një deputeti të Rithemelimit është kthyer në “mollë sherri” mes demokratëve Edmond Spaho dhe Gazment Bardhi sot në Kuvend. Nëpërmjet të dhënave të publikuara nga Bardhi, zbulohet se vila luksoze në Gjirin e Lalzit ka një sipërfaqe prej 810 metër katror dhe në total 10 dhoma. Sipas Bardhit, kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Nokës, Edmond Spahos, Tritan Shehut apo Bujar Leskajt.

Politike Bardhi Tritan shehu vila në lalëz