Aktualitet12 Dhjetor 2018, 19:10

Vila vetëm për fundjavë e Metës me vlerë 5 milionë euro në Lalz ka 11 WC, Monika do pushtet përmes studentëve konviktor

Shkruar nga Pamfleti
Vila vetëm për fundjavë e Metës me vlerë 5 milionë

Vila vetëm për fundjavë e Metës me vlerë 5 milionë euro në Lalz ka 11 WC, Monika do pushtet përmes studentëve konviktorë me banjo të përbashkët

 Studentët kanë interesa krejtësisht të kundërta me Monika Kryemadhin, LSI-në dhe militantët e saj të infliltruar brenda radhëve të kësaj lëvizjejeje që ka ngjallur shpresa për përmbysjen e sistemit. Kërkojnë kushte më të mira jetese nëpër konvikte, ulje tarifash shkollimi dhe degëve të mbartura, një mësimdhënie më të mirë, pedagogë të aftë, me grada shkencore të rregullta, që nuk kërkojnë para dhe favore seksuale në këmbim të votës, Monika ka kërkesa të tjera që burojnë nga standardi i saj i lartë i jetesës prej miliardereje. Përpjekja e kryetares së LSI për të ardhur në pushtet duke abuzuar me hallin dhe kërkesat e studentëve, është makabritet

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetarja e saj Monika Kryemadhi po bëjnë të gjitha pëprjekjet për të futur në dorë drejtimin dhe përfaqësimin e protestës së studentëve.

Përmes “inflitrimit” në radhët e lëvizjes studentore të militantëve dhe drejtuesve më të zëshëm të forumit të të rinjve të LSI, Monika po tenton të vendosë diktatin e saj në këtë protestë, duke uzurpuar podiumin, por dhe ekranet televizive të debatit.

Ndërkohë që tashmë janë kapur mesazhe të drejtueseve të kësaj partie në drejtim të deputetëve adoleshentë të LSI për të mbajtur protestën gjallë sa më gjatë para kryeministrisë, ndërsa disa studentë kanë përfunduar në spital nga ftohja, Monika nuk ndalet.

Në pikë të mëngjesit ka dërguar dy deputetet e saj Mehmetaj dhe Kërpaçi për të depozituar në Kuvend në formë amendamentesh 8 kërkesat e kërkuara nga studentët, në përpjekje për të marrë përfaqësimin e lëvizjes studentore, që gjithsesi as tani s’ka asgjë të përbashkët me LSI.

E themi këtë, pasi studentët kanë interesa krejtësisht të kundërta me Monika Kryemadhin, LSI-në dhe militantët e saj të infliltruar brenda radhëve të kësaj lëvizjeje studentore që ka ngjallur shpresa të mëdha për përmbysjen e sistemit.

Studentët kërkojnë kushte më të mira jetese nëpër konvikte, ulje tarifash shkollimi dhe degëve të mbartura, një mësimdhënie më të mirë, pedagogë të aftë, me grada shkencore të rregullta, që nuk kërkojnë para dhe favore seksuale në këmbim të votës. Pra kanë kërkesa jetësore studentët.

Ndërsa Monika Kryemadhi ka kërkesa të tjera që burojnë nga standardi i saj i lartë i jetesës prej miliardereje, ku vetëm vila e në Lalz bashkë me bashkëshortin President Ilir Meta dhe tre fëmijët që kanë në pronësi kushton mbi 5 milionë euro (themi vetëm vila pasi ka në pronësi dhe dy pallate në Tiranë, njërin në Bllok dhe tjetrin tek Kodra e Diellit).

Madje sikurse ka shkruar disa herë “Pamfleti”, vila e Metës dhe Monikës ka dhe 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia, si dhe brenda në vilë ndodhen 11 WC.

Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro dhe teksa shihet se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro, ajo që mund të themi se familja Meta-Kryemadhi ka luksin të përdore vetëm për fundjava një vile 5 milionë euroshe.

Por teksa sheh përpjekjet e shtuara të Monikës për të marrë përfaqësimin dhe drejtimin e protestës së studentëve, të cilët kanë në konviktet e tyre një banjo të përbashkët dhe jo 11 banjo për 5 vetë në fundjavë, ajo që mund të themi është se, përpjekja e kryetares së LSI për të ardhur në pushtet duke abuzuar me hallin dhe kërkesat e studentëve, është makabritet./Pamfleti

Kryesore Monika do pushtet përmes studentëve konviktorë me banjo të përbashkët Vila vetëm për fundjavë e Metës me vlerë 5 milionë euro në Lalz ka 11 WC