Kronike 4 Shkurt 2023, 08:46

“Vinin çanta të mbushura me euro” / Zbardhet dëshmia e pastrueses: Alda Klosi më kërkoi vetë t’i ruaja paratë, vjedhjen e inskenova

Shkruar nga Pamfleti
“Vinin çanta të mbushura me euro” / Zbardhet

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i ish zyrtares Alda Klosi. Kjo e fundit ra në pranga pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cila ka nxjerrë në pah fakte befasuese.

Në një dëshmi për 7 orë, Dpbi ka treguar se në fakt nuk bëhet fjalë për grabitje, por ka qenë vetë zyrtarja që i ka lënë paratë që t’i ruajë. Ajo ka thënë se lekët i vinin me çanta në shtëpi, ndërsa shprehet se Klosi në dhjetor të vitit që shkoi  i kërkoi t’i ruajë paratë sepse kishte konflikte me bashkëshortin. Në banesën e pastrueses u gjetën afro 700 mijë euro dhe ajo në dëshmi ka thënë se në fakt të gjitha paratë i përkasin Alda Klosit.  Po ashtu ajo ka treguar se vjedhjen se ka inskenuar, pasi Alda Klosi donte të akuzonte bashkëshortin e saj për vjedhjen.

Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Sa i takon dinamikës së ngjarjes, në javën e parë të janarit, policia njoftoi se kishte arrestuar një pastruese bashkë me djalin e saj, pasi kishin vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri në një banesë. Më vonë u zbulua se në fakt banesa ishte e Alda Klosit, e cila ka mbajtur postin e shefes së Kabinetit të Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte ministër për Rindërtimin. Po ashtu ka qenë drejtoreshë e koncesioneve. Vetë Alda Klosi u justifikua se paratë ja kishte lënë xhaxhai i saj, i cili kurohej nga kanceri.

Më pas policia në banesën e Rozet Dobit gjeti edhe rreth 400 mijë euro të tjera, të fshehura në tubin e aspiratorit. Për ato para Klosi tha se nuk ka dijeni dhe nuk ishin të sajat. Por mësohet se dje policia dhe hetuesit kanë ballafaquar dëshmitë.

Ata kanë pyetur për 7orë pastruesen, e cila ka rrëfyer se të gjitha paratë e gjetur në banesë ja kishte dhënë zyrtarja e Kryeministrisë. Nga ana tjetër vetë Alda Klosi është pyetur për mbi 4 orë dhe dëshmitë e saj kanë qenë kontradiktore. Më pas policia e ka arrestuar, duke e akuzuar për 3 akuza: Fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

Lexo edhe:

Pastruesja i vodhi qindra mijëra euro në banesë, arrestohet Alda Klosi

Zbardhen detajet e arrestimit të Alda Klosit/ Pastruesja 7 orë në polici, rrëfeu si gjeti kuti me para në shtëpinë e zyrtares

Kronike dobi Klosi Vjedhje