Kronike25 Korrik 2022, 19:12

Vinin gjoba në shkelje të ligjit, pezullohen nga detyra 4 efektivë policie në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Vinin gjoba në shkelje të ligjit, pezullohen nga detyra 4

Gjykata e Vlorës ka vendosur pezullimin nga detyra të 4 oficerë të policisë rrugore dhe masën “detyrim paraqitje” për një tjetër, me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Bëhet fjalë për punonjësit e policisë rrugore Medin Çanaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasajkanë, të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyrën duke ndëshkuar me masa administrative jo në proporcion me shkeljen e kryer drejtues të ndryshëm automjetesh.

Gjithashtu gjatë hetimeve të kryera rezulton se 4 efektivët e policisë rrugore, kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari sa i përket identitetit të kundërvajtësve, me qëllim mos penalizmin e tyre dhe heqjen e automjeteve nga sistemi “Alert”, duke i shkaktuar dëm ekonomik si dhe duke cenuar interesa e ligjshme të shtetit, duke konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Rrethit Vlorë më 24 korrik ka vendosur: Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin nën hetim Medin Canaj, 31 vjeç. Ndërsa për Renols Mataj, Endri Kasaj, Taulant Kasa, Armir Xhafaj, pezullimi i ushtrimit të detyrës ose shërbimi publik, për përfshirje të dyshuar në kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Kronike #4 Policë Arrestohen Vlorë