
Zhdukja e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku duket se fsheh pas vetes një ngjarje akoma dhe më të rëndë. Fillimisht ajo deklaroi se ishte larguar nga banesa për shkak të konfliktit me bashkëshortin, pro autoritete dyshojnë se ajo mund të jetë rrëmbyer.
34-vjeçarja kishte 3 ditë që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që vetëm një ditë më parë bashkëshorti i saj ishte paraqitur në policinë e Lezhës, ku edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj.
Sipas burimeve policore bëjnë me dije se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë marrjes në pyetje ditën e sotme, 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka deklaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar dhe celulari. “Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.
Mësohet se gjendja e saj psikologjike paraqitet e rënduar pasi ka marrë vesh se lajmi i saj ka qarkulluar në media. /Balkan Web/