Sport22 Shtator 2022, 17:09

Vitet kalojnë për të gjithë, por mosha mbetet thjeshtë numër, CR7 fikson objektivin e radhës kur të jetë 39-vjeç

Shkruar nga Pamfleti
Vitet kalojnë për të gjithë, por mosha mbetet thjeshtë

Vitet kalojnë për të gjithë, por mosha mbetet thjeshtë numër, CR7 fikson objektivin e radhës kur të jetë 39-vjeç

Vitet kalojnë për të gjithë, përfshirë këtu edhe Kristiano Ronaldon, por kjo nuk do të thotë se 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka ndërmend të ndalet. Ylli portugez ishte shumë i qartë kur u pyet mbi këtë temë, objektivat e tij të radhës janë dy turnetë madhorë; Botërori “Katar 2022” dhe “Euro 2024”, kjo do të thotë se Ronaldo po planifikon të luajë edhe kur të jetë 39-vjeç:

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por po përfitoj nga ky rast për të thënë se rrugëtimi im nuk ka përfunduar. Ndihem i motivuar dhe kam shumë ambicie të mëdha. Ndodhem në një përfaqësuese me shumë lojtarë të rinj dhe dëshiroj që së bashku me ta të luaj në Botëror dhe në ‘Euro 2024’, po e them që tani”, u shpreh Ronaldo gjatë një aktiviteti bamirësie, duke i dhënë fund spekulimeve.

Botërori i Katar do të jetë i pesti në karrierë për CR7, ndërsa në “Euro 2024” do të mbush plot 20-vite në turneun më të madh në kontinentin e vjetër. Arritja më e madhe e Ronaldos me përfaqësuesen është suksesi në “Euro 2016”. Ronaldo gjithashtu mban rekordin si futbollisti me më shumë gola në historinë e përfaqësueseve në botë, rekord që e vendosi në 2021 duke i marrë fronin Ali Daei.

Sport Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez