alb
alb
Online Media
  • Kreu
  • Aktualitet
    Detaje nga aksidenti në Bulqizë, ndërron jetë në spital vajza 12-vjeçare

    E rëndë në Bulqizë, makina përplas gruan me fëmijën, pritet transportimi me helikopter në Tiranë

    Rënie drastike e shifrave të Covid-19, MSH: 138 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

    Rama qan hallin: Jam sharë me libër shpie nga disa kuksianë mosbesues për realizimin e aeroportit, e shihni që nuk është 3D?

  • Anti-Mafia
    Gjikoka që grabiti “Ambel Beach” në Dhërmi; prej 8 muajsh i strukur në Londër, po kërkon heqjen e arrestit me burg në Tiranë

    Gjirokastër/ Prokurori i zi Julian Çafka, lë qëllimisht hapur dosjen “Kacifas”, si shërbim kundrejt shovinizmit grek

    Letra/ Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, kërkon ndalimin e sulmeve mafioze të Ben Blushit në “TOP- Channel”

    Dokument/ Vetingu çon në KPA kunatën prokurore të bosit të hotel “Plazza”, do rihetohet për pasuri të zeza

  • Politike

    Presidenca reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: Opozita fiton mbi 2/3 e votave sipas sondazheve të besueshme që ka Meta

    “Në 8 vite kemi hedhur hapa pas”/ Floriana Garo: Rama dhe premtimet e tij boshe kanë sjellë vetëm dështim në Shqipëri

    25 prilli, thirrje nga Kanadaja për të votuar Ndryshimin

    U mallëngjye për Thaçin në aeroportin e Kukësit, djali i ish-presidentit i kthen reston Ramës

  • Bota
    “Green covid pass”, rreziqet e pasaportave të imunitetit

    Më shumë se 400 mijë viktima gjatë luftës civile, Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale në maj

    Paralajmërohen protesta masive në Rusi “për ruajtjen e jetës së Navalnyt”

    Zbuten konfliktet, SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme

  • Kosova
    Qeveria e Kosovës lehtëson masat për mbrojtjen nga pandemia e Covid-19

    Bilanci i Covid në Kosovë/ Shënohen 364 raste të reja dhe 11 viktima gjatë 24 orëve

    "Serbia ta pranojë Kosovën ose të mbetet në vitet '90", Hoxhaj: BE duhet të na sigurojë ulëse në OKB

    “Serbia ta pranojë Kosovën ose të mbetet në vitet ’90”, Hoxhaj: BE duhet të na sigurojë ulëse në OKB

    E fundit në rajon për nisjen e vaksinimit/ Vaksinat përplasin politikën dhe mediet në Kosovë

  • Kronike

    Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Mjeti del nga rruga, plagosen 4 persona

    Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, mbetet i vrarë një person dhe plagosen dy të tjerë

  • Lifestyle

    Horoskopi i datës 18 prill 2021, ja si do jetë kjo e diel

    Video që ‘ju shkrin së qeshuri’, qeni këndon me padronin, bën zërin e dytë

    Më thuaj shenjën e tij/saj të Horoskopit, të të them si ta bësh për vete

    Krenare për vizatimin e djalit e bën tatuazh, nëna zbulon se nuk ishte vepra e të birit

  • Showbiz
    "Do ta festoj me Arben Ahmetajn në Turqi", Rozana Radi ndahet nga i fejuari polic: Jam single dhe e sigurt!

    “Do ta festoj me Arben Ahmetajn në Turqi”, Rozana Radi ndahet nga i fejuari polic: Jam single dhe e sigurt!

    Lidhja me të i kushtoi martesën, i dashuri i Megan Fox fotografohet me një tjetër në dalje të klubit

    Anxhela Peristeri ‘e djeg’ në Greqi, performon në emisionin grek të mëngjesit

    ‘Na nxorrën nga shtëpia, mendova se do na vrasin’, Gold AG rrëfen momentin e tmerrit

  • Sport
    Klubet e mëdha europiane gati të krijojnë ligën e tyre, UEFA dhe FIFA përgjigjen ashpër: Do t’iu përjashtojmë nga çdo aktivitet!

    Armando Broja shkëlqen në finalen e Kupës ndaj Ajaksit, asist fantastik në golin e barazimit (Video)

    “Mund të kishte ndërruar jetë nëse vonohej edhe 5 sekonda”/ Bie në fushë pa ndjenja, lojtari në gjendje të rëndë

    Mançester Junajtid merr fitoren e 5 radhazi, “Djajtë e Kuq” blindojnë vendin e dytë, Bërnli ‘bie në rrjetën’ e djemve të Solskjaer

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Aktualitet

Viti 2021 sërish do të jetë larg normalitetit/ Turizmi me shpresë te vaksina; skenari i mundshëm për verën

07/03/2021
neAktualitet, Ekonomi
Viti 2021 sërish do të jetë larg normalitetit/ Turizmi me shpresë te vaksina; skenari i mundshëm për verën

Viti 2021 sërish do të jetë larg normalitetit/ Turizmi me shpresë te vaksina; skenari i mundshëm për verën

Viti 2021, edhe pse pritet të jetë më i mirë se ai që lamë pas, sërish do të jetë larg normalitetit, për shkak të pandemisë së COVID-19. Tur-operatorët shqiptarë dhe bizneset e sektorit e kanë të qartë se turizmi patriotik i rajonit dhe ai mbarëshqiptar është skenari më i mundshëm për këtë verë, edhe pse kontaktet me agjencitë e huaja mbeten intensive. Në botë, vendet me përparësi turizmin kanë nxituar të jenë aktive me vaksinimin, ndërsa Shqipëria ka një nga rezultatet më të dobëta në përparimin e këtij programi.
Pritshmëria e organizmave që lobojnë për bizneset e këtij sektori është që normaliteti të kthehet në harkun e 3-5 viteve sikurse paralajmërojnë dhe konsulentët globalë. Nga ana tjetër, zgjedhjet e 25 prillit e kanë zbehur vëmendjen nga nevojat e bizneseve në sektorin e turizmit për të përballuar vështirësinë financiare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

Detaje nga aksidenti në Bulqizë, ndërron jetë në spital vajza 12-vjeçare

E rëndë në Bulqizë, makina përplas gruan me fëmijën, pritet transportimi me helikopter në Tiranë

Vaksina, që nga nisja e pandemisë COVID-19, shihet shpresa e vetme drejt normalitetit. Është shpresa e parë për sigurinë e jetës e bashkë me të, edhe bazë e fortë për t’u rimëkëmbur ekonomikisht nga goditja që ka marrë i gjithë globi. Nisja e procesit të vaksinimit në disa fronte, me dozat e siguruara nga kompani të ndryshme, ka krijuar idenë se ndoshta së shpejti do të kemi lirinë që kishim para COVID-19.

Me këtë liri “në duar” pas karantinave të njëpasnjëshme e kufizimeve të shumta, udhëtimet turistike pritet të rriten në mënyrë të menjëhershme, veçse sipas Organizatës Botërore të Turizmit, tendencat që do të vërehen në disa segmente të sektorit do të ndikohen nga pandemia. Vendet me varësi të veçantë ndaj turizmit po lobojnë fort që të sigurojnë në mënyrë të shpejtë vaksinimin e popullatës, për këtë arsye, gara është ethshme. Edhe për Shqipërinë, turizmi i vitit 2021 është pazgjidhshmërisht i lidhur me vaksinën dhe me ecurinë e përgjithshme të situatës së pandemisë.

Tur-operatorët: Mbështetja, edhe këtë vit te turizmi mbarëshqiptar

Pavarësisht shpresave të vaksinës apo arritjes së një lloj imuniteti tufe, që në kushtet aktuale është i paqartë të vlerësohet sesa larg është, tur-operatorët vendas mendojnë se skenari më i mundshëm, edhe këtë vit, do të jetë turizmi patriotik. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha për “Monitor” se kontratat me agjencitë e huaja mbeten në termat e negocimit në fund të marsit, duke parë edhe drejtimin që do të marrë pandemia.

“Aktualisht po presim të shohim çfarë do të ndodhë me vaksinën. Pjesa e turizmit jo vetëm tek ne, por në mbarë botën, varet nga vaksina. Nëse popullata nuk vaksinohet që të krijohet edhe besimi që ka një lloj imuniteti do të kemi një situatë të vështirë në sektor.

Tek ne, në Shqipëri, viteve të fundit në turizmin e organizuar, ata që vijnë janë moshat e vjetra që nuk duan aventurë, por relaks, dhe COVID-19 në fakt rrezikon më shumë këto mosha. Ndaj kjo kategori turisti është shumë e interesuar për pjesën e vaksinimit, jo vetëm të vaksinimit të vetes, por edhe të situatës me këtë proces në vendet ku do të pushojnë, pasi stafet dhe ambienti ku do të qëndrojnë duhet të jenë të sigurta” – tha Kasa.

Ai shpjegoi se në varësi të drejtimit që do të marrë pandemia, strukturat hoteliere në vend do të mbajnë numrin e dhomave të rezervuara por pa garanci. Nëse gjërat do të ndryshojnë për mirë, atëherë do të paguhen edhe garancitë. Nëse do të mbetemi në kushtet e një skenari më pesimist, agjencitë do të paguajnë vetëm për pjesën e turistëve që sjellin. Debati pritet të zërë vend diku në fund të marsit apo fillim të prillit.

Sektori i turizmit, sipas Kasës, ka qenë më i godituri në këtë pandemi dhe një pjesë e mirë nuk ka mundur të sigurojë as mbijetesën, ndërkohë që disa struktura ia kanë dalë të qarkullojnë shumë pak me ndonjë fundjavë dhe kryesisht me turistët nga Kosova.

“Ne do të bëjmë tani së shpejti një infotour në Kosovë që do t’i shërbejë disi promovimit për një përfitim të ndërsjellë për të dyja vendet. Duam të sjellim përmes paketave të veçanta shtetasit e Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, ku edhe vizitorët nga Shqipëria të njohin më mirë paketën turistike që ofron Kosova. Ajo që mund të them me siguri në këtë kohë kur asgjë nuk është e qartë, është fakti që edhe këtë vit duhet të mbështetemi te turizmi mbarëshqiptar, pasi nuk ka rrugë tjetër.

Çdo gjë mund të ndodhë dhe nëse do të kemi lajme të mira, ky është bonos, por e shoh të vështirë. Për të krijuar skenarin optimist, ku mund të kemi më shumë turistë të huaj, duhet të kemi rënie drastike të shifrave dhe të jetë vaksinuar 50% e popullatës për të krijuar atë që njihet si imunitet i tufës. Kjo do të na ndihmonte shumë në aspektin e mënyrës sesi na shohin agjencitë e huaja. Në situatën ku jemi me pjesën e vaksinave apo gjendjes së infektimeve nuk kemi shumë ç’të flasim për pritshmëri” – tha Kasa.

Deri më 14 shkurt 2021, Shqipëria e kishte treguesin e vaksinimit 0.04 për 100 banorë, një nga vendet e fundit për ecurinë e këtij programi, ndërkohë që lider në rajon është Serbia.

Kreu i Unionit pohoi se, pavarësisht situatës, tur-operatorët shqiptarë mbeten në kontakte të vazhdueshme me agjencitë e huaja me të cilat kanë pasur bashkëpunim viteve të fundit për turizmin e organizuar, kryesisht i përqendruar në zonën e Golemit. Pandemia e gjeti Shqipërinë në kohën kur kishte lënë pas vitin më të mirë historik në turizëm dhe kur numri i agjencive të huaja të interesuara për bregdetin shqiptar, por jo vetëm, ishte në rrije. Të vetmit që arritën të vijnë në një vit pandemie nga të huajt, nëpërmjet turizmit të organizuar, ishin disa chartera polakë, por shumë larg mesatares së tyre të viteve të fundit. “Ne jemi gjatë gjithë kohës në kontakt si me agjencitë nordike, edhe me polakët.

Po presim sesi do të jetë qasja e tyre në kushtet ku ndodhemi. Nëse do të kemi përmirësim, do të bëjmë edhe rillogaritje për këtë skenar. Agjencitë nuk kanë hequr dorë nga promovimi i Shqipërisë, i kanë paketat në faqet e internetit, por blerjet janë të dobëta dhe jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë destinacionet, pasi situata mbetet konfuze. Shitjet janë modeste në atë nivel sa nuk japin kurrfarë entuziazmi. Nëse vjet, deri në mes të shkurtit, ishin shitur mbi 40% e rezervimeve të kontraktuara, këtë vit shitjet janë shumë të ulëta” – shpjegoi kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Situata dramatike e turizmit nuk po merret seriozisht nga qeveria e cila nuk ka pasur ndonjë angazhim lidhur me kërkesat e këtij sektori. Përfaqësuesit e organizmave kryesorë rreth të cilëve janë mbledhur këto biznese, pohojnë se nuk presin shumë edhe në vazhdim. Sot për sot nuk flitet për asnjë paketë të veçantë që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e zinxhirit, pasi fokusi kryesor i qeverisë duket të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

Skenarët

Në varësi të drejtimit që do të marrë pandemia, strukturat hoteliere në vend do të mbajnë numrin e dhomave të rezervuara por pa garanci. Nëse gjërat do të ndryshojnë për mirë, atëherë do të paguhen edhe garancitë. Nëse do të mbetemi në kushtet e një skenari më pesimist, agjencitë do të paguajnë vetëm për pjesën e turistëve që sjellin. Debati pritet të zërë vend diku në fund të marsit apo fillim të prillit.

Pritet një verë më e mirë se në 2020, por duhet marketim më i mirë

Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, një nga strukturat më të mëdha në zonën e Golemit, shprehet se viti aktual pritet të jetë më i mirë sesa ai që lamë pas. Janari dhe shkurti, sipas tij, janë muaj që tradicionalisht nuk kanë ndonjë fluks të madh turistik, por në vazhdim fokusi duhet të jetë tek organizimi më i mirë i palëve, që do të thotë biznese-qeveri për të marketuar produktin turistik shqiptar.

“Janari dhe shkurti nuk janë muajt më të mirë të vitit tradicionalisht, por këtë vit, janari ka qenë edhe më dobët. Kemi filluar të qarkullojmë disi me ofertat e SPA-së dhe i kemi konceptuar në paketa të integruara që të ngjallim disi interes. Është një formë për të marrë vëmendjen e klientelës kryesisht të rajonit, pra Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, por pse jo edhe të tregut të brendshëm. Kam vënë re se nga tregu i brendshëm ka një lloj hezitimi për Durrësin, kur vjen puna tek pushimet e fundjavës.

Nuk ka shumë informacion dhe është sërish ai imazhi i disa viteve më parë. Turistët vendas nuk janë të informuar mbi zhvillimin dinamik që ka marrë kjo zonë me disa struktura model në shërbime. Durrësi, ashtu si Korça, apo Shkodra duhet të marketohen si destinacione fundjavash edhe në dimër. Bizneset dhe Ministria e Turizmit mund të bëjnë një punë më të mirë me marketimin për të promovuar ofertën vendase” – shprehet z. Çerenishti.

Si një nga strukturat që ka mirëpritur viteve të fundit turizmin e organizuar dhe kryesisht nordikët, në verën e vitit 2020 për shkak të kufizimeve, grupi i turistëve që mbizotëruan në strukturat e FAFA Group ishin vizitorët nga Kosova. Z. Çerenishti tregon se për vitin 2021 kanë vazhduar kontaktet me agjencitë e huaja, me të cilat ka punuar ndër vite, por me shumë mundësi edhe këtë vit do të kalohet nga kontratat me garanci në allotment (sa dhoma mbush, aq paguan).

“Nga komunikimet e fundit që kemi pasur, kemi rënë dakord paraprakisht që agjencitë të paguajnë aq sa turistë apo dhoma do të zënë në sezon. Të gjithë ofertat po reklamohen dhe ata kanë shpresë se do të jetë një verë shumë më e mirë sesa ajo e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, kufizimet dhe pandemia na fokusuan tek tregu rajonal dhe u fitua njëfarë përvoje me këtë treg. Pavarësisht ecurisë së negociatave me agjencitë e huaja, për hir të marrëdhënieve të mira dhe korrekte që kemi pasur me rajonin, nëse do të lindë nevoja, do të rezervohet hapësirë edhe për ta. Mendoj se ky treg është shumë i rëndësishëm, ndaj edhe nëse kthehemi në normalitet, strukturat hoteliere duhet të planifikojnë një lloj ndarje në akomodim edhe për të.

Çerenishti pohon se, pavarësisht vështirësive ka vendosur që stafin ta mbajë të gjithin të siguruar dhe në punë. Bëhet fjalë për 90 punonjës që janë bërthama e shërbimit në strukturat akomoduese të këtij grupi.

“Janë pjesa kryesore e sektorit tonë. Nuk është e lehtë të kualifikosh e trajnosh punonjësit dhe më pas t’i humbasësh. Në këtë lloj biznesi, përqindjen më të madhe të vlerësimit e mban stafi dhe shërbimi i mirë është kyçi i suksesit ose mossuksesit. Përderisa mbijetuam në 2020, do të përpiqemi edhe këtë vit. Vitin e shkuar, ne ishim me humbje deri në maj. Më pas pati një lloj gjallërimi, por kjo nuk e shpëtoi gjithë sektorin, pasi për struktura të veçanta një lloj normaliteti u vendos. Sot, njerëzit i shoh të trembur dhe shpenzimet për turizëm apo arkëtim e luks janë kufizuar, pasi ka pasiguri. Shumica mendojnë që të kem paratë, sepse nuk i dihet si do jetë pjesa e shëndetit me pandeminë ende mes nesh” pohoi Fatos Çerenishti.

BERZH: Kontributi i turizmit në ekonomi do të varet nga lehtësimi i kufizimeve në udhëtim

Të ardhurat nga udhëtimet në ekonomi në vitin 2019, viti më i mirë i turizmit në vend, ishin 2.1 miliardë euro. Për 9 mujorin 2020, Të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro për 9-mujorin, nga 1.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie prej 55% me bazë vjetore. Në vlerë absolute janë 904 milionë euro të hyra më pak në ekonomi në këtë periudhë, si rrjedhojë e ndikimit që pandemia dha në sektorin e turizmit në vend. Të dhënat bëhen të ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë.

Në situatën aktuale, edhe institucionet financiare ndërkombëtare e shohin kontributin që mund të japë ky sektor të lidhur me ecurinë e COVID-19. Matteo Colangeli, në një intervistë për “Monitor” në numrin special të parashikimeve për ecurinë e 2021, u shpreh se lehtësimi i kufizimeve në udhëtim do të vendoste fatin e sektorit. “Ne vazhdojmë të mbajmë parashikimin për një rimëkëmbje të PBB-së me 4.5% në vitin 2021.

Por, kjo varet shumë nga se si do të evoluojë situata me COVID-19, veçanërisht sa i përket sezonit të ardhshëm turistik veror. Kontributi i turizmit në ekonominë shqiptare do të ndikohet sigurisht nga momenti i përfundimit dhe shkalla e lehtësimit të kufizimeve në udhëtim. Ndoshta mund të shohim një ndryshim afatgjatë në strukturën e kërkesës, ku turizmi i pavarur gjatë vitit mund të rimëkëmbet më shpejt, sesa segmenti për paketat turistike verore” – tha Colangeli.

Sipas tij, turizmi është një sektor për t’u mbajtur nën vëzhgim, për ndikimin e lartë që ka në ekonominë e vendit.

“Shqipëria ka një potencial të lartë në segmentet e kësaj industrie, që mund të rimëkëmben fuqishëm, si trashëgimia kulturore, aventurat dhe turizmi eno-gastronomik. Kriza e COVID-19 duhet të shërbejë si një mundësi për të përshpejtuar procesin e shndërrimit të vendit në një destinacion për turizmin e pavarur gjithë vitin dhe turizmin e specializuar. Formalizimi i mëtejshëm i operatorëve turistikë dhe mbrojtja e pasurive mjedisore dhe kulturore të vendit janë thelbësore në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit.

Ne kemi një program shumë ambicioz për vitin 2021. Duam të kontribuojmë në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit në Shqipëri, nëpërmjet kombinimit të ngritjes së infrastrukturës, qasjes në financime dhe ekspertizës për sektorin privat” tha ai./ Monitor.al

18 Apr 2021, 5:53 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

129,594 Raste
2,342 Vdekje
101,584 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

Detaje nga aksidenti në Bulqizë, ndërron jetë në spital vajza 12-vjeçare

Detaje nga aksidenti në Bulqizë, ndërron jetë në spital vajza 12-vjeçare

April 18, 2021
E rëndë në Bulqizë, makina përplas gruan me fëmijën, pritet transportimi me helikopter në Tiranë

E rëndë në Bulqizë, makina përplas gruan me fëmijën, pritet transportimi me helikopter në Tiranë

April 18, 2021

Rënie drastike e shifrave të Covid-19, MSH: 138 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

April 18, 2021

Rama qan hallin: Jam sharë me libër shpie nga disa kuksianë mosbesues për realizimin e aeroportit, e shihni që nuk është 3D?

April 18, 2021
25 prilli/ Kisha Ortodokse: Të zgjedhim njerëz të pastër dhe që kanë aftësinë për ta çuar vendin para

Nga Londra në Rinas dhe më pas në Kukës, Rama jep shpjegimin për trajektoren e avionit: Aeroportit i duhen 60 ditë të marrë certifikimin

April 18, 2021
Lajmi Tjeter
Kur imazhi i familjes përdoret për politikë; Basha uron 7 Marsin ndryshe, poston foton me të bijën dhe nënën (Foto)

Efektet e pandemisë; Kina shënon rritjen më të madhe të eksportit në dy dekada

Lajmi i Dites

Monika Kryemadhi, “bankierja” e miliardave që vodhi Ilir Meta dhe “nona” e trafikut të drogës

Monika Kryemadhi, “bankierja” e miliardave që vodhi Ilir Meta dhe “nona” e trafikut të drogës

April 18, 2021

Sondazh

Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit?

Ju keni votuar njehere ne Sondazh, nuk lejohet me shume se 1 vote

Votat sipas %

Lajmet e fundit

Klubet e mëdha europiane gati të krijojnë ligën e tyre, UEFA dhe FIFA përgjigjen ashpër: Do t’iu përjashtojmë nga çdo aktivitet!

Klubet e mëdha europiane gati të krijojnë ligën e tyre, UEFA dhe FIFA përgjigjen ashpër: Do t’iu përjashtojmë nga çdo aktivitet!

April 18, 2021

Presidenca reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: Opozita fiton mbi 2/3 e votave sipas sondazheve të besueshme që ka Meta

April 18, 2021
“Në 8 vite kemi hedhur hapa pas”/ Floriana Garo: Rama dhe premtimet e tij boshe kanë sjellë vetëm dështim në Shqipëri

“Në 8 vite kemi hedhur hapa pas”/ Floriana Garo: Rama dhe premtimet e tij boshe kanë sjellë vetëm dështim në Shqipëri

April 18, 2021

25 prilli, thirrje nga Kanadaja për të votuar Ndryshimin

April 18, 2021
Armando Broja shkëlqen në finalen e Kupës ndaj Ajaksit, asist fantastik në golin e barazimit (Video)

Armando Broja shkëlqen në finalen e Kupës ndaj Ajaksit, asist fantastik në golin e barazimit (Video)

April 18, 2021
U mallëngjye për Thaçin në aeroportin e Kukësit, djali i ish-presidentit i kthen reston Ramës

U mallëngjye për Thaçin në aeroportin e Kukësit, djali i ish-presidentit i kthen reston Ramës

April 18, 2021
Qeveria e Kosovës lehtëson masat për mbrojtjen nga pandemia e Covid-19

Qeveria e Kosovës lehtëson masat për mbrojtjen nga pandemia e Covid-19

April 18, 2021

“Premtim i pa mbajtur”, Rama ‘i përgjigjet’ PD: Në 17 Qershor në Kukës nisin fluturimet ndërkombëtare

April 18, 2021
Gazeta zviceriane 'kryqëzon' Edi Ramën: Përdor frikën si mjet në politikë, sjellje seksiste dhe partner me krimin

Gazeta zviceriane ‘kryqëzon’ Edi Ramën: Përdor frikën si mjet në politikë, sjellje seksiste dhe partner me krimin

April 18, 2021
Politikanja gjermane i dërgon letër Ramës: Po lini një shije shumë të keqe dhe një imazh të pariparueshëm

Politikania gjermane i dërgon letër Ramës: Po lini një shije shumë të keqe dhe një imazh të pariparueshëm

April 18, 2021

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 64.7k Fans
  • 118.2k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media