Viti i ri shkollor/ Basha uron nxënësit: Edhe ky vit do të jetë sfidues prej pandemisë!

-Lexo edhe:

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh urimi për  të gjithë nxënësit e mësuesit shqiptarë. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryedemokrati thotë se edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja.

“Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shkruan Basha

Për më tepër Basha ka publikuar dhe një video nga momentet e ditës së sotme në shkolla.

REAGIMI

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë!

Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shkruan Basha, ndërsa mesazhin e shoqëron edhe me një video nga dita e parë e shkollës.



23 Oct 2021, 4:46 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

180,623 Raste
2,863 Vdekje
171,034 Te sheruar

Related Posts

Next Post

Lajmi i Dites