Showbiz12 Shkurt 2023, 11:37

Vivien del nga BBVK, nuk ndahet një moment nga Getinjo

Shkruar nga Pamfleti

Vivien del nga BBVK, nuk ndahet një moment nga Getinjo

Vivien Thano dhe reperi i njohur Getinjo, nisën një romancë brenda formatit “Big Brother Vip Kosova”. Gjatë qëndrimit në format, ata ishin të pandarë nga njëri-tjetri dhe me sa duket e njëjta gjë vijon edhe jashtë formatit.

Vivien Thano mbrëmjen e djeshme është eliminuar nga “Big Brother Vip Kosova” dhe është bashkuar me Getinjon. Tanimë çifti, të cilin i kemi parë 24 orë në 24 kur ishin brenda “BBVK”, po shijojnë romancën e tyre jashtë.

Së fundmi ata kanë ndarë edhe një foto të tyren së bashku.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kujtojmë se Mozzik ka ndarë në Instastory-n e tij një daulle, duke dashur të tregojë se Vivien e kanë pritur me tupana pas eliminimit nga “BBVK”, sipas zakonit.

Mbrëmjen e djeshme edhe Getinjo ndodhej në studio, ndërsa Vivien pas daljes deklaroi se nuk do të niset për Tiranë, ku ajo vetë jeton, por në Ferizaj tek famiilja e Getit.

Kujtojmë që disa javë më para, ishte Getinjo ai që dol inga shtëpia e “BBVK” me dëshirën e tij. “Deri këtu është boll” kështu u shpreh Getinjo kur lajmëroi se dëshiron me vullnetin e tij të plotë të largohet nga “Big Brother Vip Kosova”.

Kështu reperi la në mes rrugëtimin e tij në “BBVK”, duke shtuar se për të nuk janë më të rëndësishme paratë, por qëllimi i tij ishte ta njihnin njerëzit si ishte ai në jetën e përditshme dhe të zbehte sadopak paragjykimet që publiku ka për të.

Reality Show #Vivien dhe Getinjo