Bota17 Maj 2022, 15:55

Vizat Shengen mund të kalojnë online vitin e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti
Vizat Shengen mund të kalojnë online vitin e ardhshëm

Vizat Shengen mund të kalojnë online vitin e ardhshëm

Komisioni Europian ka propozuar një ligj të ri për vizat Shengen, të cilat mund të kalojnë online vitin e ardhshëm. Sipas KE, udhëtarët do të kenë një sistem më të sigurt.

Cilat janë shtetet të cilave iu nevojitet viza Shengen?

Viza Shengen lejon udhëtarët të qëndrojnë për turizëm ose biznes në 26 vende europiane për 90 ditë, brenda një periudhe 3-mujore.

Udhëtarët të cilët janë nga vendet e BE-së, duke përfshirë dhe shtetet si Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni janë të pajisur me vizën Shengen. Ndërsa vendet e BE-së, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Irlanda dhe Rumania janë të përjashtuara. Për marrjen e kësaj vize edhe udhëtarët nga India, Kina dhe Afrika e Jugut duhet të aplikojnë.

Në vitin 2019, mbi 15 milionë njerëz përdorën viza Shengen për të udhëtuar nëpër Europë, raporton Euronews.

Si mund të aplikoni për vizën Shengen?

Në këtë periudhë, vizitorët duhet të dorëzojnë aplikimin në konsullatat e vendit të tyre. Pas këtij procesi, ata duhet të kthehen personalisht për të marrë pasaportat e tyre ku brenda saj gjendet vula e vizës.

Sipas Komisionit, ky proces “rezultoi problematik gjatë pandemisë COVID-19”, dhe koha e përpunimit të vizave varijon nga 2 javë deri në 60 ditë.

Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson tha se procesi i lodhshëm burokratik duhet të evoluojë.

Si do të funksionojë sistemi dixhital për vizat Shengen?

Aplikantët për vizën Shengen do të jenë në gjendje të aplikojnë dhe të paguajnë për vizën e shtetit që ata dëshirojnë të vizitojnë, përmes një platforme të BE-së e cila do gjendet në internet.

Platforma do të përcaktojë automatikisht se cili vend Shengen është përgjegjës për shqyrtimin e një aplikacioni.

Aplikantët për herë të parë do të duhet të vizitojnë një konsullatë për mbledhjen e identifikuesve biometrikë.

Propozimi do miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Europian në muajt e ardhshëm.

Bota Vizat Shengen