Politike 2 Qershor 2018, 13:53

Vizita e Edi Ramës në Elbasan, ”kërcënon” Edmond Spaho: I ke orët e numëruara nga shqiptarët dhe BE-ja

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Edi Ramës në Elbasan, ”kërcënon” Edmond

Vizita e Edi Ramës në Elbasan, ''kërcënon'' Edmond Spaho: I ke orët e numëruara nga shqiptarët dhe BE-ja

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas protestave të qytetarëve  të cilët tentuan t’i prishnin takimin Edi Ramës në Elbasan.

Ai thotë se qendrimet e njëpasnjëshme të Ramës për sjelljen ndaj policisë janë skandaloze dhe të papërgjegjshme. Më tej ai shtoi se BE-ja dhe shqiptarët po i numërojnë orët mbrapsht Edi Ramës dhe se ai duhet të marrë seriozisht çdo shqetësim publik të qytearëve.

Deklatata për mediat e Edmond Spahos

Qëndrimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës për sjelljen e policisë janë skandaloze dhe të papërgjegjshme, janë qëndrime që nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij, qytetarë, gazetarë, opozitarë, intelektualë, artistë.

Një kryeministër duhet të marrë seriozisht çdo shqetësim publik të çdo qytetari. Por Edi Rama është aty jo si kryeministri i njerëzve as madje i socialistëve të thjeshtë, por si garantori i krimit dhe oligarkëve me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë.

Prandaj nuk i bëhet vonë as për kuksianët e varfër në burg, as për pacientët pa ilaçe, as për fëmijët pa përkrahje.

I vetmi rast kur ai shqetësohet është kur i preken kriminelët e tij të dashur, nga Rroshi te Tahiri te Xhafa, të cilët i përkëdhel si njerëz të mirë që kanë bëra gabime “të vogla” nga papjekuria e rinisë si përdhunime në grup minorenësh dhe trafik ndërkombëtar kokaine.

Me kriminelët e ka lidhur fatin, ndaj edhe mentaliteti dhe gjuha e tij publike nuk ka më asnjë ndryshim nga ajo e të banditëve, e mbushur me batuta banale të denja për kriminelët më katër klasë shkollë.

Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Shqiptarët dhe Europa po ja numërojnë orët mbrapsht. Kapitulli i krimit e korrupsionit të Ramës po shkon drejt fundit.

Shqiptarët bashkë me opozitën në krah do ta mbyllin këtë kapitull dhe bashkë do hapim kapitujt e ekonomisë, punës, arsimit, shëndetësisë dhe jetës më të mirë e shpresës për çdo shqiptar që e do Shqipërinë si gjithë Europa. 

Politike Edmond Spaho Kreu i Grupit Parlamentar të PD