alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Vizita e Erdogan, VOA: Shmangu takimin me Metën, komenti i Endri Fugës për ‘koencidencën’ në datën e vdekjes së Skënderbeut

17/01/2022, 16:38
ne Politike
A A
Vizita e Erdogan, VOA: Shmangu takimin me Metën, komenti i Endri Fugës për 'koencidencën' në datën e vdekjes së Skënderbeut

Vizita e Erdogan, VOA: Shmangu takimin me Metën, komenti i Endri Fugës për 'koencidencën' në datën e vdekjes së Skënderbeut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan nisi sot një vizitë në Shqipëri, me një agjendë të ngjeshur, e cila përfshin që nga përurimi i veprave të financuara nga qeveria turke, deri te nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta, duke u mbyllur me një fjalim, që presidenti turk do të mbajë pasdite në parlamentin shqiptar.


-Lexo edhe:

Meta i jep mbështetje Berishës për 7 korrikun, Kryemadhi: Do jemi në shesh kundër qeverisë

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; besnikët e tij kërcënojnë me trazira

Zoti Erdogan u prit në aeroportin “Nënë Tereza” me nderimet më të larta nga kryeministri Edi Rama, me të cilin u drejtuan për në Laç, ku u përurua një kompleks pallatesh me 522 apartamente, në të cilat do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Pallatet e reja ku përfshihen njësi shërbimi si dhe mjedise shplodhëse e sportive, u ndërtuan falë ndihmës së menjëhershme, që qeveria turke ofroi për përballimin e dëmeve, përmes një fondi prej 42 milion eurosh.

Presidenti turk e cilësoi realizimin e këtij kompleksi apartamentesh një shenjë tjetër të lidhjes së fortë mes dy vendeve.

“Shenja e vëllazërisë nuk është kur t’i vjen pasi të kanë thirrur, por të qëndrosh pranë vëllait tend kur ai ka nevojë. Dhe tani e në vijim ne do të jemi gjithmonë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë në pafundësi”, deklaroi ai gjatë ceremonisë në Laç, ku sheshit pranë pallateve të reja të ndërtuara i është dhënë emri i tij.

Kryeministri shqiptar dhe presidenti turk patën më vonë një takim dypalësh në selinë e qeverisë në Tiranë, në përfundim të të cilit pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Një tjetër ceremoni është parashikuar më pas, me përurimin e restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës.

Ndërsa fjala në parlamentin shqiptar do të shënojë dhe fundin e vizitës së presidentit turk në Tiranë.

Ajo që bie në sy gjatë kësaj vizite është anashkalimi i protokollit, me mungesën e takimit të presidentit turk me homologun e tij Ilir Meta.

Ky i fundit e nisi ditën duke kujtuar 554 vjetorin e vdekjes së Heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shoqëruar dhe me pjesë nga një film dedikuar atij, ku ai shfaqej në beteja kundër turqve.

Ndërsa më vonë, kur në Laç zhvillohej ceremonia me praninë e presidentit Erdogan, pak kilometra më tutje në qytetin e Lezhës ai zhvilloi homazhe në memorialin e Skndërbeut.

I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë -të pakujdesshme- dhe në rastin më të keq -provokuese-, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit. Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat padashje nxisin urrejtje mes popujve”, – u shpreh zoti Fuga.

Turqia ka rritur ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit. Kryeministri shqiptar njihet për raportin e tij të ngushtë me presidentin Erdogan, i cili konsiderohet si një udhëheqës autoritarist.

Por gjatë ceremonisë së sotme në Laç zoti Rama e përqëndroi fjalën e tij në vlerësimet për zotin Erdogan dhe rëndësisë që ai personalisht i jep miqësisë së lidhur me të, për të cilën siç u shpreh “ndjehem krenar”.

Ai pati një përgjigje ndaj atyre që e shohin me dyshim këtë marrëdhënie duke u shprehur se “Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në botën e sotme, edhe në diplomacinë e sotme, që të gjesh njerëz që Po-në e kanë Po dhe Jo-në e kanë Jo, sepse ja ku jemi sot. Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë presidenti Erdoğan kur thotë “Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb dhe mua”, u shpreh zoti Rama duke ju referuar ndërtesave të reja në Laç./ VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Meta i jep mbështetje Berishës për 7 korrikun, Kryemadhi: Do jemi në shesh kundër qeverisë

28/06/2022, 21:33
Kryesore

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; besnikët e tij kërcënojnë me trazira

28/06/2022, 21:17
Politike

“Fëmijët e mi kanë deklaruar çdo qindarkë”, Berisha përplaset me juristen dhe tenton të justifikojë pasurinë qindra mijëra euro

28/06/2022, 20:30
Politike

Simon Miraka i bashkohet Berishës: Protestat nuk kanë pasur mbështetjen e duhur nga qytetarët

28/06/2022, 20:24
Politike

“Duke u nisur nga pozita financiare e juaja…”, juristja ja plas në sy Berishës: Je bashkëfajtor për situatën ku ndodhet vendi

28/06/2022, 20:15
Politike

“Do t’ia vëmë flakën apo jo”, besnikët e Berishës bëjnë thirrje për dhunë më 7 korrik

28/06/2022, 19:53
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Mesazhet me Flamur Nokën, reagon Lindita Nikolla: Kam komunikime edhe me të tjerë

Sesioni i ri parlamentar, Lindita Nikolla tregon prioritetet e Kuvendit për vitin 2022

Të përjashtuarit nga PD kundër Bashës në Kuvend: Riktheu kohën e diktaturës

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

Lajçak i sygjeron Kosovës të shtrojë në tryezën e dialogut çështjen e shqiptarëve në Serbi: Mund ta bëni nëse dëshironi!

28/06/2022, 23:48
"Listat e veteranëve duhet të pastrohen", ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

“Listat e veteranëve duhet të pastrohen”, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: S’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë!

28/06/2022, 23:38
I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

I kërkuan të dhuronte, i moshuari vlonjat bie pre e mashtrimit në internet; paguan 20 mijë euro

28/06/2022, 23:20

Heqja e vetos nga Turqia, Biden: NATO do të bëhet më e fortë me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

28/06/2022, 22:58

Shqiptari qëllon për vdekje turkun në Gjermani, autoritet vënë shpërblim për “kokën” e tij

28/06/2022, 22:47

“Shkatërrimi i Ukrainës do ishte gabim kolosal”, miliarderi rus tregon si do të përfundojë lufta dhe i jep “shuplakë” Putinit

28/06/2022, 22:42

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In