Bota11 Janar 2023, 21:02

Vizita e presidentit polak në Lviv, Andrzej Duda premton dërgimin e 14 tankeve në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e presidentit polak në Lviv, Andrzej Duda premton dërgimin e 14

Në një rritje të konsiderueshme të mbështetjes për Ukrainën, Polonia ka vendosur të dërgojë tanke Leopard te fqinji i saj.  Presidenti polak, Andrzej Duda tha se do të dorëzonte në Ukrainë 14 tanke.

Polonia më parë tha se do të dërgonte vetëm tanket Leopard 2, si pjesë e një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar, por sot ai tha se shpresonte që tanket polake t’i bashkoheshin atyre nga vendet e tjera për t’u dërguar në Ukrainë.

Duke folur së bashku me Duda, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se një vendim i përbashkët ishte i nevojshëm pasi një vend nuk do të ishte në gjendje t’i siguronte Ukrainës tanke të mjaftueshme.

Çdo rieksportim i tankeve Leopard do të kërkojë miratim nga qeveria gjermane dhe më herët, një zëdhënës i Berlinit tha se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë kërkese nga aleatët për të dërguar tanket e betejës në Ukrainë.

Ndërkohë që në disa video të bërë publike nga zyra e presidentit polak gjatë vizitës, shihet një turmë me ukrainas që afrohen dhe përshëndesin Dudan.

This video published by the Polish President's Office shows how Ukrainians greeted Andrzej Duda in the center of Lviv during his visit on Jan. 11. pic.twitter.com/iitovPc36d

— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) January 11, 2023

Bota Polonia tanke Ukrainë.