Politike28 Korrik 2022, 14:10

Vizita e tij e parë dhe e pazakontë në Europë, Rama shkon në Athinë për të takuar Princin e Arabisë Saudite

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e tij e parë dhe e pazakontë në Europë, Rama shkon

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Athinë për të takuar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz.

Ky i fundit ndodhet në një vizitë dyditore në vendin fqinj.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Jashtne e Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Saudite dhe Rama rishikuan marrëdhëniet dhe aspektet miqësore të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.

“Princi i Kurorës Saudite dhe Kryeministër i Shqipëria rishikuan marrëdhëniet dhe aspektet miqësore të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme
Lartësia e Tij Mbretërore Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, Princi i Kurorës dhe Zëvendëskryeministri saudit, dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim të zgjeruar në Athinë, Greqi, të mërkurën, ku të dy palët diskutuan marrëdhëniet miqësore dhe mjetet e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe mënyrat për t’i mbështetur dhe zhvilluar ato, përveç rishikimit, zhvillimet dhe përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare të bëra në respektin e tyre.
Në takim u diskutua edhe mënyrat për konsolidimin e ekonomisë, partneriteti mes dy vendeve dhe rritja e bashkëpunimit mes dy palëve në fushën politike, duke rritur investimet dhe koordinimi në rajon dhe ndërkombëtar çështje me interes të përbashkët.
Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me një shumë prej 50 milionë dollarësh, dhe për Publikun Synimi i Fondit të Investimeve për të eksploruar shanset e investimit në Shqipëria me vlerë 200-300 milionë dollarë.”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtne e Arabisë Saudite në Twitter.

Kjo është vizita e parë  e liderit saudit në kontinetin e vjetër, e cila pritet të jetë me interes të veçantë diplomatik dhe ekonomik.
Sipas mediave greke, Bin Salman duket se nuk i beson askujt pas rastit të vrasjes makabre së gazetarit dhe opinionistit të Washington Post, Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimin e tij.

Ai kërkuar 300 limuzina për vizitën e tij në Greqi, ndërsa në bagazhin e tij ka edhe çarçafë dhe enë.
“Ndër ngjarjet kryesore të ditës është vizita e princit të kurorës së Arabisë Saudite, i cili kërkoi t’i viheshin në dispozicion 300 limuzina.

Nuk kishim dhe i sollëm limuzinat nga shtetet fqinje. Princi saudit do të vijë me tre avionë privatë dhe ka rezervuar një hotel të tërë vetëm për vete. Ai ka sjellë gjithçka vetë, çarçafë, pjata.”, shkruajtën dje mediat helene.

Ndërsa media britanike The Guardian ka kritikuar pritjen madhështore që i bëri Athina princit saudit.

“Buzëqeshje, shtrëngime duarsh, shuplaka dhe Akropoli të gjitha për veten e tij. Princi i kurorës Mohammed bin Salman ka zbarkuar në Evropë – udhëtimi i tij i parë në perëndim që nga vrasja brutale e gazetarit Jamal Khashoggi.

Tashmë që kontinenti është tronditur nga shqetësimet e energjisë, mbretit saudit i është shtruar tapetin i kuq në Athinë.

Duke lënë mënjanë shqetësimet për të drejtat e njeriut, udhëheqësi de fakto i prodhuesit më të madh të naftës në botë është pritur në një mirëseardhje që vetëm kohët e fundit mund të jetë dukur e pamundur.

Tre vjet pas vrasjes së Khashoggit, Greqia e bëri të qartë këtë javë se politikanët më mirë do të flisnin për energjinë sesa gazetarin e copëtuar nga agjentët sauditë në Stamboll.”, shkruan The Guardian.

 

Me çarçafë e pjata nga “shtëpia” dhe 300 limuzina në dispozicion, lideri i Arabisë Saudite vizitë të pazakontë në Greqi

Politike Athinë Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. Rama