Bota21 Dhjetor 2022, 22:55

Vizita e Zelensky-t në SHBA, ish-ambasador britanik: Takimi ka si qëllim të sigurojë se mbështetja e aleteve do të vazhdojë

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Zelensky-t në SHBA, ish-ambasador britanik: Takimi ka si

Ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë është shprehur se qëllimi kryesor i vizitës së  Volodymyr Zelenskyt në SHBA është të mbaj të bashkuar aleatët perëndimorë në ndihmën e tyre ndaj Ukrainës.

Në fillim, të gjithë po mbështesnin Ukrainën, çdo qeveri perëndimore dhe njerëzit e Britanisë dhe SHBA-së po e mbështesnin fuqishëm Ukrainën nga sigurimi i armëve dhe pranimi i refugjatëve në shtëpitë e tyre.Dhjetë muaj më vonë dimri po afron, ka shumë kriza të tjera…dhe madje disa ligjvënës amerikanë kryesisht nga Partia Republikane kanë votuar kundër ofrimit të më shumë ndihmë për Ukrainën,” tha Leigh Turner për Sky News.

Ai shtoi se Zelenskyy do të dëshirojë t’i mbajë të bashkuara vendet që mbështesin Ukrainën për muaj apo edhe vite për të ofruar ndihmë ushtarake.

Më herët, SHBA-ja njoftoi se do të ofrojë 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, përfshirë transferimin e parë të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Paketa përfshin 1 miliard dollarë armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, duke përfshirë baterinë Patriot për herë të parë.

Bota SHBA Takimi Zelensky