Kosova 4 Shkurt 2023, 15:09

Vizita në SHBA, ministri serb: Pa Uashingtonin nuk është e mundur zgjidhja e çështjes së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në SHBA, ministri serb: Pa Uashingtonin nuk është e mundur

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, në fjalën e tij pas vizitës në Uashington, tha se në SHBA atmosfera dhe qëndrimi ndaj Serbisë ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e kaluara.

Ai theksoi se pa marrëdhënie të mira me SHBA nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Sot shihet se ka shumë më tepër mirëkuptim për pozicionin e Serbisë, për problemet dhe vizionin e Serbisë. Mund të thuhet se ne mund të ndërtojmë themelet për një partneritet strategjik”, tha Daçiç në TV Pink.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se kjo është e rëndësishme sepse është e pamundur të mendohet për mënyrën dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje politike me Prishtinën pa arritur të krijohen marrëdhënie të tilla e Uashingtonin.

Bashkësia Ndërkombëtare është duke insistuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe madje zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit është një ndër pikat e planit franko-gjerman.

Prishtine Dialogu Kosova Serbia