Kronike 7 Janar 2023, 11:39

Vjedhja e banesës në Tiranë, si u zbuluan nga pronarja pastruesja dhe djali i saj; 23 vjeçari reklamonte jetën luksoze

Shkruar nga Pamfleti
Vjedhja e banesës në Tiranë, si u zbuluan nga pronarja pastruesja

Rozeta Dobi, 49-vjeçe ishte punësuar që t’u mirëmbante shtëpinë, por ajo në bashkëpunim me të birin, ka shpërdoruar besimin e dhënë nga pronarët dhe iu ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë. Bëhet fjalë për 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Rozeta bashkë me të birin, pasi kanë vjedhur paratë, kanë blerë edhe 2 makina Benz.

Denoncimi është bërë më 15 dhjetor pronarja e banesës e cila jeton me vajzën e saj dhe është e divorcuar, ndërsa mësohet se ka biznese dhe të ardhura të bollshme.

Mësohet se vjedhja është bërë me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm. Më pas janë mbajtur nën vëzhgim personat e dyshuar mes të cilëve nënë e bir dhe nisur nga shpenzimet e kohëve të fundit kanë lindur dyshimet se ishin ata autorët.

Havier Dobi ishte shumë aktiv në rrjetin social Tik-Tok teksa shfaqej duke shëtitur me makina luksoze. Në një nga video e publikuara, Havier Dobi tregon tatuazhin që i kishte bërë dedikim të ëmës, ku shkruante: ‘Hej mom, ti je dashuria më e madhe që kam’.

Kronike #Vjedhja e banesës në Tiranë