Marifeti me taksën TVSH, licensat në AKEP dhe sa ujë e energji elektrike, paguan kjo kompani?/ Nëse SPAK, pranon të hap letrat e kompanisë telefonike shqiptare, me pronarë turq që 76% aksione i blenë sa fitimi i 9 muajve të vitit 2004; atëherë do të zbulohet se në tepsinë e “Albtelecom” ka dhe familjarë të Sali Berishë, Fatos Nanos, ilir Metës, Lulzim Bashës e Edi Raës, ku më aktivi është vëllai i Erjon Veliajt, si pjesë e biznesit të projekteve, reklamave e sponsorizimeve që bëjnë bosët turq, në shkëmbim të mos pagimit të taksave dhe marrjes së miliona lekë tendera nga pushteti, duke lënë po 30% kapar tek firmat “Gogel. al” e “Eggra Albania” të Arbër Veliajt
Në bilancet “me humbje”, që kompania turke “Albtelcom” po dorëzon prej 8 vitesh, zbulohet një tjetër hajdutëri miliona Euro, të cilën kryeministri Rama po e lejon në favor të miqve mafiozë turq; me të cilët, qeveria ka qenë 24% ortake, ndërsa prej 10 vitesh është vetëm me 16.25% ortakëri por pa marrë as 1 cent fitim.
Bëhet fjalë, për më tepër se 13 milionë Euro në vit, detyrime që “Albtelecom” ka ndaj shtetit shqiptar; konkretisht taksa, tarifa e qira vjetore për ministritë, agjencitë dhe pushtetin lokal, afro 20% e të cilave ndaj Bashkisë Tiranë.
Në këtë vlerë, nuk përfshihen detyrimet fiskale doganore e tatimore; të cilat prej 5 vitesh, “Albtelecom” i paguan vetëm në masën 10%-20%, maskuar pas gjoja sponsorizimeve; që “menaxhohen” nga Lali Eri me letra fiktive, propagandë mediake e çeqe, që hidhen në dy firmat “Gogel. al” e “Eggra Albania” të vëllait Arbër Veliaj.
Ja disa faktet konkrete, që duhet të hetojë SPAK-u:
– Në krejt territorin e Bashkisë Tiranë, kompania “Albtelecom” ka zaptuar hapësira publike, me 2200 kabinat telefonike, për të cilat nuk paguan qiranë, që sipas tarfave të bashkisë për objektet e përhershme është 1500 lekë/m2 në muaj (shfrytëzim biznes hapësire), përveç taksës së pastrimit.
– Në 6 vitet e fundit, “Albtelecom” ka instaluar 182 antena satelitore e 1440 pajisje “WIRELESS” në mjedise publike; për të cilat nuk paguan 5 taksat, madje as taksën e rrezatimit tek Ministria e Shëndetësisë, megjithëse ka antena e pajisje WiFi në mjedise e mbi spitale.
– Në 10 vitet e fundit, “Albtelecom” ka kryer punime rrjeti tokësor në mjedise publike të 69 qyteteve, duke dëmtuar rrugë, trotuare, lulishte, kanalizime, kënde lojrash, fasada e brenda godinave publike; por ato janë rehablituar nga shteti, me vlerë afro 10 milionë Euro tendera.
– Sipas reklamës së vetë “Albtelcom”, vetëm brenda unazës së Tiranës, janë instaluar 400 pajisje që përcjellin shërbimin “WIRELESS”, por nuk paguajnë as detyrimet në AKEP, sepse Babloku dhe Lali Eri, ia konsiderojë “investim e sponsorizim për të mirën e shoqërisë”.
– Vetëm 4 taksa e qira mujore, që “Albtelcom” duhet të paguaj në Bashkinë Tiranë, janë në vlerën 118 mijë Euro e në total për krejt taksat, janë 2.2 milionë Euro në vit; ndërsa pjesën tjetër prej afro 11 milionë Euro në vit e kanë 5 agjenci qendrore dhe 60 bashki të tjera.
– Këto 13 milionë Euro, i falen çdo vit kompanisë “Albtelecom”, jo me ligj e VKM, por me urdhër peronal të Bablokut, ku në Tiranë realizohen nga Lali Eri; maskuar pas dy firmave të vëllait të ij, Arbër Veliaj, i cili është pjesë e përftimeve në këto afera.
NË VIJIM/ Do publikojmë dokumente të OSHEE e Ujësjellësit Tiranë dhe rretheve, që tregojnë se sa lekë ujë e energji elektrike paguan “Albtelecom”; dhe çfarë marifeti bënë me faturat 20% TVSH në dyqanet saj, në Posta Shqiptare e disa agjenci private ku paguhen shërbimet/Pamfleti