
Vjen portieri më i shtrenjtë në botë, Lacio përgatit goditjen ‘big’ në merkato përpasuesin e Strakoshës
Lacio po mendon seriozisht për të afruar një portier në radhët e saj, duke qenë se Tomas Strakosha nuk ka rinovuar dhe në ditët e fundit flitet për një kalim të tijin te Fulhami në Premier Ligë.
Ekipi londinez u ngjit në Premier Ligë këtë sezon, pasi u shpallën kampionë të kategorisë së dytë. Përforcimi i parë mendohet që të jetë pikërisht portieri i Kombëtares. Ai do të largohet me parametër zero, kështu që Lacio duhet të hapë qesen.
Igli Tare ka piketuar portierin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Kepa Arrizabalaga. Transferimi i gardianit spanjoll te Çelsi ka rezultuar një dështim dhe Lacio pritet ta transferojë për rreth 30 milionë euro.