
Merr fund pritja. Kiara dhe Luizi kanë shkëmbyer sot puthjen e parë mes tyre, duke ngritur siparin e romancës që ka lindur brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Luiz Ejlli e kishte shprehur hapur pëlqimin për moderatoren, por kjo e fundit hezitonte. Mirëpo duket se është kujdesur Vëllai i Madh për gjithçka. Ai vendosi që të organizohej një dasmë brenda shtëpisë dhe banorët zgjodhën të martonin Kiarën me Luizin.
Të dy të veshur si nuse dhe si dhëndër vendosën që të shkëmbejnë dhe puthje duke krijuar çiftin e parë brenda shtëpisë.