Aktualitet26 Qershor 2018, 09:22

Vjeshta i hap rrugën e arrestimeve VIP, në shtator ngrihet KLGJ dhe KLP. SPAK zyrtarizohet në nëntor

Shkruar nga Pamfleti
Vjeshta i hap rrugën e arrestimeve VIP, në shtator ngrihet KLGJ dhe

Vjeshta i hap rrugën e arrestimeve VIP, në shtator ngrihet KLGJ dhe KLP. SPAK zyrtarizohet në nëntor

Organet e reja të drejtësisë në vjeshtë pritet të jenë gati. Sipas ”SOT” në fillim të muajit shtator kandidatët për KLGJ e KLP janë gati dhe menjëherë kryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Gjyqtarëve ndërsa Kryeprokurorja do thërrasë Këshillin e Prokurorëve, të cilët do të zgjedhin nga 6 kandidatë secili, pra 6 për KLGJ dhe 6 për në KLP.

 Deri më tani ka pasur shumë debate mbi këtë zvarritje të reformës, por ajo do të përshpejtohet, kjo dhe për shkak të kushteve të vëna nga BE. Reforma në drejtësi është kusht për hapjen e negociatave dhe ky vit është vendimtar për Shqipërinë. Por ngritja e KLGJ dhe e KLP do të hapë rrugën për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas ligjit, SPAK dhe BKH ngrihen dy muaj nga ngritja e KLP. Kjo e fundit pritet që të ngrihet në nëntor sipas afateve. Pra sinjalet janë se ky vit do sjellë dhe arrestime në nivele të larta dhe luftë të fortë kundër korrupsionit.

Shkrirja e KLD dhe Arta Marku

Ngritja e KLGJ, e KLP dhe e SPAK do të sjellin ndryshime të forta në arenën e drejtësisë shqiptare. I pari që do të largohet është Ilir Meta, kryetari i KLD. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shkrihet si institucion dhe të gjithë anëtarët do jenë gjyqtarë të thjeshtë. Kjo do të thotë se Presidenti i Republikës nuk do ketë më rol në sistemin gjyqësor apo atë të prokurorisë. Një tjetër emër që largohet është Arta Marku. Kryeprokurorja është me mandat të përkohshëm, pra deri në ngritjen e KLP.

Në momentin ky organ ngrihet ajo do e dorëzojë detyrën. Pas kësaj, do jetë po KLP që do të nisë procedurat për të zgjedhur kryeprokurorin me mandat 7 vjeçar. Mbetet të shihet nëse Arta Marku do të garojë, ndërkohë që ajo është dhe kandidate për në KLP. Pak ditë më parë shumë zëra ndërkombëtarë kërkuan përshpejtim të vetingut dhe KPK ka dhënë sinjale se janë të shumtë ata që do të japin sqarime për aferat dhe pasuritë e dyshimta.

Aktualitet BKH KLGJ KLP SPAK