Kosova 6 Dhjetor 2022, 17:13

Vjosa Osmani "goditje" të fortë Vuçiçit nga Tirana: Kërkon vëmendje, Serbia asnjë lidhje me standardet e BE

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani "goditje" të fortë Vuçiçit nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërthyer në kritika të forta ndaj Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit deklaroi më herët se nuk do të ishte në Samit, pro sot erdhi me kokën ulur.

Osmani në një konferencë për mediat u pyet nga gazetarët dhe u shpreh se janë sjellje qesharake që kërkon të marr vëmendje.

Prania e Vuçiçit krijon dramë për të marrë vëmendje. Është një qasje qesharake. Vëmendja që ka Serbia është se nuk ka asnjë gjë të drejtë me zbatimin e ligjit dhe BE”, tha ajo.

Osmani u pyet nga gazetarët edhe për protestat me qeverinë shqiptare, ku ka pasur disa herë ulje dhe ngritje. Ajo foli dhe mbi divergjencat për Ballkanin e Hapur, por që i cilësoi normale.

Nëse ka dallime të tejkalohen, është me rëndësi që ta potencoj që ne llogarisim shumë te Shqipëria se po nuk llogaritëm te ju te kush do mbështetemi. Ne duhet ta kuptojmë se ndonjëherë ka dhe dallime dhe është normale, kjo ndodh edhe për Open Ballkan, ne kemi menduar gjatë dhe keëmi vendosur se nuk është nismë që na përshtatet ndaj dhe po ndjekim Procesin e Berlinit”, tha ajo.

Prishtine osmani Vucici

Kosova