Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka thënë se nën udhëheqjen e Bidenit, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në të gjithë botën.
“Në emër të njerëzve të Kosovës, i shpreh urime të përzemërta Joe Biden dhe Kamala Harris, për zgjedhjen e tyre për të udhëhequr popullin e Shteteve të Bashkuara. Jam e bindur se nën udhëheqjen e juaj si president, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në të gjithë botën.
“Për dekada, Joe Biden ishte zëri i njerëzve të diskriminuar në të gjithë globin. Për ne, ai është mik i përkushtuar dhe një mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur. Unë shoh një bashkëpunim të ngushtë me të dhe administratën e tij, në forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta dhe aleancës strategjike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Twitter.
Zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, e kanë përshëndetur edhe udhëheqësit tjerë shtetëror në Kosovë
On behalf of the people of #Kosovo, I extend warm congratulations to @JoeBiden & @KamalaHarris on their election to lead the people of the United States 🇺🇸! I’m convinced that under your leadership as 🇺🇸 President & VP, democracy will thrive in America and around the world. 1/2 pic.twitter.com/LRcHRI1FY6
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) November 7, 2020