Bota 7 Korrik 2018, 08:26

Vladimir Putin hakmerret kundër SHBA, merr vendimin e papritur

Shkruar nga Pamfleti
Vladimir Putin hakmerret kundër SHBA, merr vendimin e papritur

Vladimir Putin hakmerret kundër SHBA, merr vendimin e papritur

Rusia ka njoftuar për vendosje të tarifave shtesë në disa produkte amerikane në përgjigjje të hapave të Shteteve të Bashkuara për të vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit. 

Ministri rus për Zhvillim Ekonomik, Maxim Oreshkin, ka thënë se masat shtesë nga 25 deri në 40 përqind do të aplikohen në disa pajisje për punime rrugore, pajisje të gazit dhe naftës, instrumente të prodhimit të metalit, si dhe në fibra optikë.

Sipas ”Radio Europa e Lirë” ministria ka thënë se masat synojnë të kompensojnë dëmin në vlerë të 88 milionë dollarëve në produktet ruse, si pasojë e tarifave amerikane.

Po kjo ministri nuk ka përjashtuar vënien e masave të reja. Ky hap vjen në po të njëjtën ditë kur Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur masa reciproke ndaj njëra-tjetrës në vlerë të 34 milionë dollarëve.

 

Bota presidenti i Rusisë Vladimir Putin