Bota18 Prill 2022, 19:05

Vladimir Putin tenton të “joshë” familjet e ushtarëve që janë vrarë në luftë, 62 mijë dollarë për çdo viktimë

Shkruar nga Pamfleti
Vladimir Putin tenton të “joshë” familjet e ushtarëve

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur tentativat për të joshur rusët që të luftojnë në Ukrainë. Ka shumë raportime që thonë se ushtarët nuk duan që të luftojnë. Po ashtu numri i viktimave është shumë i lartë dhe kjo ka ngjallur irritim te familjet ruse që po humbin fëmijët e tyre për shkak të çmendurisë së presidentit.

Për këto arsye, Putin ka nënshkruar sot një dekret që përcakton një pagesë prej 5 milionë rubla shtesë (62,000 dollarë) nëse një roje kufitare ruse vdes ndërsa shërbente në kufirin ukrainas, si dhe në kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Dekreti është firmosur për të ofruar masa shtesë të mbështetjes sociale për personelin e shërbimit të agjencive kufitare të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Bota # 62 mije dollare Putin Viktima