Bota21 Korrik 2022, 07:50

Vladimir Putin vuan nga një sëmundje e rëndë?! Flet shefi i CIA-s: Nuk ka asnjë informacion të besueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Vladimir Putin vuan nga një sëmundje e rëndë?! Flet shefi i

Vladimir Putin vuan nga një sëmundje e rëndë?! Flet shefi i CIA-s: Nuk ka asnjë informacion të besueshëm

Nuk ka asnjë informacion nga shërbimet inteligjente se Vladimir Putin është në gjendje të keqe shëndetësore, u shpreh drejtori i CIA-s.

William Burns tha se ka pasur spekulime mediatike akoma të pakonfirmuara se Putin, i cili mbush 70 vjeç këtë vit, mund të vuante nga ndonjë sëmundje e keqem ndoshta nga kanceri. Burns shtoi se nuk ka prova për këtë dhe me shaka u shpreh se Putin dukej “shumë i shëndetshëm”.

Ka shumë thashetheme për shëndetin e Presidentit Putin dhe me sa mund të themi, ai është plotësisht shumë i shëndetshëm“, tha Burns në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë.

Më herët Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më “vetëm” lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë të tilla.

Burns, i cili shërbeu si ambasador në Moskë, u shpreh se ai kishte vëzhguar dhe ishte marrë me liderin rus për më shumë se dy dekada.

Ai është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është të rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe. Ai beson se çelësi për ta bërë këtë është të rikrijojë një sferë ndikimi në fqinjësinë e Rusisë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa kontrolluar Ukrainën“, tha ai./ BBC

Bota CIA Vladimir Putin