Sport 1 Tetor 2022, 19:38

“Vllau jem”, Lakazet i drejtohet në shqip Granit Xhakës, shqiptari protagonist në fitoren e Arsenalit përballë Totenhemit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Vllau jem”, Lakazet i drejtohet në shqip Granit Xhakës,

“Vllau jem”, Lakazet i drejtohet në shqip Granit Xhakës, shqiptari protagonist në fitoren e Arsenalit përballë Totenhemit (Foto)

Granit Xhaka ishte protagonist në fitoren që Arsenali arriti në derbi përballë Totenhemit, duke realizuar golin e tretë në fitoren 3-1 që ekipi i Artetës mori përballë skuadrës së Kontes.

Për mesfushorin shqiptar erdhën shumë lëvdata, pasi paraqitja e tij në ndeshje ishte fantastike.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Aleksandër Lakazet, ka zgjedhur t’i drejtohet në shqip Xhakës, duke postuar një foto nga goli i tij dhe ku shkruan: “Vllau jem”.

Marrëdhënia mes Xhakës dhe Lakazet ka qenë përherë e mirë dhe shoqëria mes tyre vazhdon, pavarësisht se nuk janë më në të njëjtën skuadër.

Sport Aleksandër Lakazet Granit Xhaka ish-sulmuesi i Arsenalit