Sport 8 Korrik 2022, 20:05

Vllaznia bind edhe në testin e dytë miqësor, shkodranët mposhtin me 2 gola skuadrën austriake

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia bind edhe në testin e dytë miqësor, shkodranët

Vllaznia bind edhe në testin e dytë miqësor, shkodranët mposhtin me 2 gola skuadrën austriake

Vllaznia ka arritur të fitojë edhe në testin e dytë miqësor. Shkodranët triumfuan me rezultatin e pastër 0-2 ndaj austriakëve të Laftnitz. Ekipi i drejtuar nga Miral Josa iu fal golave të Gurishtës dhe Çobës, ndaj skuadrës austriake që militon në ligën e dytë.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, kuqeblutë e nisën vrullshëm duke shënuar 2 herë.

Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në Austri ku po zhvillon fazën përgatitore në kuadër të ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Universitatea Krajova në datën 22 korrik.

Sport Laftnitz ndeshja miqësore Vllaznia