Sport 2 Nëntor 2018, 19:43

Vllaznia ka vetëm 1 president, “Vllaznit Ultras” bëjnë gjestin e madh

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia ka vetëm 1 president, “Vllaznit Ultras”

Vllaznia është skuadra që një nga periudhat më të arta të saj, e ka pasur në kohën kur president ishte i ndjeri Myftar Çela. Ajo periudhë do të mbahet mend gjatë nga tifozët shkodranë, të cilët kanë pasur mundësi të përjetojnë emocione të mëdha.

Edhe pse ish-presidenti nuk jeton më, mirënjohja ndaj tij mbetet në nivele maksimale nga tifozët ultras të Vllaznisë. Gjatë ditës së tome, një grup tifozësh shkodranë, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi ndaj ish-presidentit Myftar Çela, kanë shkuar për homazh në vendprehjen e tij në qytetin verior.

Sport Vllaznia Vllaznit Ultras