Sport12 Shkurt 2023, 18:14

Vllaznia mposht Tiranën në “Loro Boriçi” dhe rihap kampionatin, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia mposht Tiranën në “Loro Boriçi” dhe rihap

Vllaznia mposht Tiranën në “Loro Boriçi” dhe rihap kampionatin, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët

Vllaznia ka mundur me shifrat 1-0 Tiranën në javën e 21 të Kategorisë Superiore, duke rihapur luftën për titull.

Shkodranët ia kanë dalë falë një penalltie në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, duke realizuar me Markun e duke vënë më pas nën kontroll sfidën, pasi nuk lejuan bardheblutë të rrezikonin portën e Zogoviç.

Kjo u mjaftoi që të merrnin fitoren që i afron 3 pikë nga bardheblutë kryesues, duke rihapur plotësisht luftën për titullin në Superiroe e duke bërë më të ndezura javët në vijim.

Erzeni dhe Teuta kanë ndarë pikët në “Niko Dovana”. Derbi u zhbllokua shumë shpejt, pasi në minutën e 7, Kallaku nuk gaboi në pikën e bardhë të penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Gjatë pjesës së parë, Teuta pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin me Jazxhiun në minutën e 14. Në fund të pjesës së parë shijakasit pretenduan për një penallti, por gjyqtari nuk e akordoi. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për shijakasit, me Kahrimanoviç dhe Kriviçiç që patën disa raste për të vendosur baraspeshën. Por vetëm në minutën e 86, Erzeni arriti të shënonte me Leaon.

Pas barazimit, Erzeni pozicionohet në vendin e 3 me 31 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 7 me 25 pikë.

Sport Abissnet Superiore Erzeni Teuta Tirana Vllaznia