Sport 3 Shkurt 2023, 15:32

Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, shkodranët kalojnë pa sforco skuadrën e Bylisit

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë,

Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, shkodranët kalojnë pa sforco skuadrën e Bylisit

Vllaznia dhe Bylisi janë ndalur në barazimin 1-1 në Shkodër, me Vllazninë që avancon më tej në Kupën e Shqipërisë.

Ballshiotët provuan shumë dhe madje rihapën shanset e kualifikimit me anë të Kaçorrit në minutën e 74, por vetëm 3 minuta më vonë ishte pikërisht sulmuesi i miqve që u ndëshkua me kartonin e kuq.

Këtu gjetën rastin shkodranët për të përfituar, që pas një aksioni model, Çoba finalizoi siç duhet për të rivendosur baraspeshën në minutën e 84.

Kështu Vllaznia shkon në çerekfinalen e Kupës së Republikës për ta mbrojtur për të tretin vit radhazi, ndërsa Bylisi duhet të fokusohet në kampionat, aty ku po lufton për mbijetesë.

Sport Bylis Kupa e Shqipërisë Vllaznia