Sport23 Maj 2018, 18:49

Vllaznia nuk duhet të shkojë në Shkodër, më mirë të rrijë në Korçë të festojë titullin me Skënderbeun

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia nuk duhet të shkojë në Shkodër, më mirë të rrijë në Korçë të festojë titullin me Skënderbeun

Sot ishte java e fundit e Superiores  dhe verdiktet më në fund u dhanë. Vllaznia ekipi më i vjetër në Shqipëri do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Mëkat, por mori atë që meritoi. Vucaj, Lika pasi vjet rrëzuan Tiranën, sot bënë “mrekullinë” tjetër duke rrëzuar ekipin e zemrës. Teatri sot në Korçë u bë i bezdisshëm, i shëmtuar dhe pa pikë turpi skuadra kampione, sot që duhet të festojë me tifozët e saj, përkundrazi i bën ata spektatorë të një komedie për të qarë. 

Vllazninë nuk e ndihmon dot asnjeri, as Voltana, as xhepat e Tomës, as Xhelali i Kamzës nëqoftëse do t’a parashikonte.

Vllaznia shënon gola sa për gjithë sezonin por nuk i mjafton për të festuar bashkë me korçarët, pasi Kamza në ” Selman Stërmasi” i prish planet e festës së përbashkët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 Futbolli u zgjyros. A do të dalë presidenti i FSHF-së të na thotë se ishte kampionati më i luftuar?

A do të thotë që ishte kampionati më Fair Play?

A do të thotë që spektatori mbushi shkallët e stadiumeve si rrallë herë?

A do të bëhet një herë burrë dhe të kërkojë falje?

Po kthehem përsëri te Vllaznia. Shumë mirë që ra nga Superiorja, kjo do ta bëjë t’i thërrasë mendjes, të kthejë në krye të klubit shkodranët e sportit, jo ata të barsaletave, por ata të djersës që ende nuk u është tharë nga trupi pavarsisht se s’luajnë më. Mirupafshim Vllaznia 9 herë kampione e Shqipërisë.

Tragjikisht 100 vjetorin do t’a festosh me kokën poshtë.

Për Pamfleti.net 

Taulant Zharri

Sport Vllaznia . Skenderbeu. Superiore