Aktualitet11 Prill 2019, 09:13

Vlorë/ Vrau gjyshin, arrestohen bashkëpunëtorët

Shkruar nga Pamfleti
Vlorë/ Vrau gjyshin, arrestohen bashkëpunëtorët

Vlorë/ Vrau gjyshin, arrestohen bashkëpunëtorët

Më shumë se një muaj nga ngjarje e rëndë në Vlorë, ku nipi vrau gjyshin, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për dy të rinj me iniciale R.L 23 vjeç dhe Xh.H., 16 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Policia thotë se “23-vjeçari dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët për shitjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e 27 Shkurtit, ku si pasojë nipi vrau me armë gjyshin e tij.”

Ai akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa 16-vjeçari u arrestua mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Vlorës, e cila ka dënuar atë, me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në bashkëpunim.

Burime nga grupi hetimor thonë se rreth dy vjet më parë, gjysh e nip kishin patur një konflikt me akuza për vjedhjen e një sasie eurosh, por çështja ishte mbyllur brenda shtëpisë.

Por marrëdhënia e tensionuar nuk ishte evidentuar nga fqinjët, të cilët shprehen të tronditur nga krimi dhe tentativa për ta fshehur.

Por për të adoleshentin, duket se më të rëndësishmit në jetë nuk ishin dy të moshuarit që e rritën, por dikush tjetër, të cilit i kushton  këtë citim në profilin e tij në FB:

Nuk më intresojnë sa njerëz jetojnë në këtë botë, për mua ekziston vetëm ti!

17-vjeçari tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërsa tre të rinjtë që i shitën pistoletën për “armëmbajtje pa leje”.

Aktualitet Arrestohen Vrau gjyshin