Kronike13 Gusht 2019, 15:41

Vlorë/ Zjarr në Zvërnec, rrezikohen bizneset pranë vijës bregdetare

Shkruar nga Pamfleti
Vlorë/ Zjarr në Zvërnec, rrezikohen bizneset pranë

Një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me kallamishte ka marrë flakë në rrugën lidhëse të Nartës me Zvërnecin. Nga vendngjarja raportohet se se hapësira gjendet shumë pranë disa banesave të zonës, si dhe shumë pranë vijës bregdetare të plazhit të Zvërnecit.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së kalimtarëve, të cilët kanë hedhur bishta cigaresh të ndezur.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe uniformat blu të Vlorës, për të lokalizuar flakët, çka mund të rrezikojnë banesat dhe bizneset e aty pranë.

Kronike