Politike 7 Qershor 2019, 17:11

VMRO hedh bombën për Bushatin dhe zv.kryeministrin: Kanë marrëveshje sekrete në kurriz të Maqedonisë

Shkruar nga Pamfleti
VMRO hedh bombën për Bushatin dhe zv.kryeministrin: Kanë

VMRO hedh bombën për Bushatin dhe zv.kryeministrin: Kanë marrëveshje sekrete në kurriz të Maqedonisë

Aleksandar Nikoloski, nënkryetari i VMRO-DPMNE ka akuzuar ish-ministrin Bushati dhe Zv.Kryeministrin Bujar Osmani se kanë arritur marrëveshje sekrete në kurriz të Maqedonisë së Veriut.

Nikoloski e ka akuzuar Bujar Osmamin drejtpërdrejt në një emision televiziv se për shkak të një marrëveshje me Bushatin, Maqedonia e Veriut po ngadalëson reformat, në mënyrë që të mos vihet re dështimi i reformave në Shqipëri. Sipas tij, në këtë mënyrë hapja e negociatave nuk do të bëhet për të dyja vendet.

“Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë menduan se nëse ata ndryshojnë emrin e shtetit, do të lejohej gjithçka nga jashtë, por ata u dënuan. Ata nuk mund të mendojnë kështu. Nuk është mirë që Maqedonia të ketë një praktikë krimi. Dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të pakënaqur me situatën në vend”, tha Nikoloski i ftuar në TV21.

Më tej numri 2 i VMRA-DPMNE, tha se në debatin e Bundestagut u tha se në Maqedoninë e Veriut ka shumë korrupsion nuk ka sundim të ligjit, e akuza të tilla.

Kujtojmë se disa vende të Bashkimit Evropian janë shprehur kundër hapjes së negociatave prë Shqipërinë, ndërsa thonë se për Maqedoninë duhet të hapen. Pavarësisht kësaj, pritet një vendim i përbashkët për të dy vendet.

Politike Bushati Maqedoni VMRO Zv kryeministri