alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

VOA: Evropa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë

17/10/2021, 17:17
ne Bota
A A
VOA: Evropa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë

VOA: Evropa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë

Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë karburanti gjatë stinës së dimrit që mund të favorizojë Rusinë e pasur me gaz.


Në Evropë, çmimet e gazit natyror janë rritur gati 600% këtë vit nga shqetësimet se nivelet aktuale të ulëta të rezervave do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, gazi natyror arriti rishtazi në bursë nivelet më të larta në 12 vite.

Të mërkurën (më 13 tetor) Komisioni Evropian publikoi një paketë masash ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat kanë kufizuar prodhimin industrial dhe i kanë lënë konsumatorët evropianë me fatura më të larta për ngrohjen, ndërkohë që dimri po afron.

Firma gjermane e energjisë E.ON pezulloi përkohësisht kontratat e reja të furnizimit me gaz natyror për banesat, tha kompania të martën (më 12 tetor), ndërsa furnizuesit në të gjithë Evropën po përballen me një rritje të madhe të kërkesës pas skadimit të masave izoluese për shkak të pandemisë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Gjermania aktualisht nuk ka mungesa në furnizimin me gaz, tha një zëdhënës i ministrisë të mërkurën kur u pyet nëse qeveria do të ndërmarrë veprime për të mbushur depozitat e vendit në përgjigje të rritjes globale të çmimeve.

-Lexo edhe:

Kryeministri francez jep dorëheqjen nga detyra

Anëtarësimi i Finlandës e Suedisë në NATO/ Erdogan tensionin Perëndimin: Nuk u themi “po” atyre që na vendosin sanksione

Depozitat e gazit të vendit aktualisht janë 75% të mbushura dhe vazhdojnë të mbushen, tha zëdhënësi i ministrisë së energjisë, duke shtuar se kapaciteti i depozitimit të gazit gjerman është më i lartë se ai i vendeve të tjera si p.sh. Britania.

Pasiguritë mbi ndikimin që mund të sjellë rritja e çmimeve të energjisë tek inflacioni dhe rritja e normës së interesit, goditën tregjet globale të aksioneve dhe bonot në Evropë.

Me konsumatorët që përballen me një rritje të madhe në faturat e karburantit në dimër, çmimet e energjisë kanë kryesuar axhendën politike të Bashkimit Evropian.

BE-ja, e cila importon 90% të gazit të saj, vëren se Rusia nuk kishte ndjekur shembullin e furnizuesit tjetër të saj kryesor, Norvegjisë, në rritjen e furnizimeve.

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia po shtonte furnizimin me gaz në Evropë dhe ishte e gatshme të stabilizonte tregun.

Por zëvendës drejtori i kompanisë ruse të gazit Gazprom u citua të ketë thënë se po vazhdonte magazinimi i gazit natyror në depozitat nëntokësore në Rusi. Kompania Gazprom gjithashtu tha këtë javë se do t’i jepte përparësi tregut të saj në vend të shitjeve të eksportit, sepse pritet të ketë një dimër të ftohtë dhe me dëborë.

Disa parlamentarë evropianë kanë aluduar se Gazprom nuk ka rritur furnizimin me gaz, në përpjekje për të nxitur miratimin e shpejtë për Nord Stream 2, një tubacion i sapondërtuar që do të dërgojë gazin rus në Gjermani. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane e kundërshtojnë projektin, duke thënë se ai do ta bëjë BE-në edhe më të

Rusia ka mohuar vazhdimisht të ketë ndonjë axhendë politike.

Ministrat e BE-së debatuan nëse unioni duhet të fillojë blerjen kolektive të gazit, për të përmirësuar kështu pozicionin e tyre negociues dhe për të krijuar rezerva strategjike të furnizimit.

Komisionerja e BE-së për energjitikën Kadri Simson tha se depozitat nëntokësore të gazit ishin më shumë se 75% të mbushura në të gjithë Evropën dhe vendet kanë mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e tyre dimërore, por se rritja e çmimeve dëshmoi nevojën për të kaluar me shpejtësi tek burimet e rinovueshme.

Megjithatë, rezervat e gazit në BE janë në nivelin më të ulët prej 10-vitesh. /VOA/

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Kryeministri francez jep dorëheqjen nga detyra

16/05/2022, 20:37
Bota

Anëtarësimi i Finlandës e Suedisë në NATO/ Erdogan tensionin Perëndimin: Nuk u themi “po” atyre që na vendosin sanksione

16/05/2022, 20:28
Bota

“Të jesh neutral me luftën në Ukrainë është koncept fals”, BE ultimatum Vuçiçit të vendosë sanksione ndaj Rusisë

16/05/2022, 20:00
Helikopterët Blackhawk të Ushtrisë Amerikane gjatë "Swift Response" në Republikën e Maqedonisë së Veriut të enjten e kaluar
Bota

NATO i tregon forcën Rusisë, nis stërvitjen më të madhe ushtarake në Baltik; marrin pjesë 15 mijë trupa

16/05/2022, 18:59
Bota

Sa i rrezikshëm është Tik Tok dhe pse SHBA e ka quajtur kërcënim kombëtar?

16/05/2022, 18:34
Bota

Mbyti gruan 20-vjeçare dhe insekoi “film” për vdekjen e saj, dënohet me burgim të përjetshëm piloti grek Babis Anagnostopoulos

16/05/2022, 18:15
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Tirana pa drita, OSHEE: Ja zonat që do të jenë pa energji elektrike

Tirana pa drita, OSHEE: Ja zonat që do të jenë pa energji elektrike

Leverkuseni merr 5 “Aspirina” për 34 minuta, Bajerni shkërmoq rivalin për titull dhe parakalon Dortmundin në krye (Video)

Leverkuseni merr 5 “Aspirina” për 34 minuta, Bajerni shkërmoq rivalin për titull dhe parakalon Dortmundin në krye (Video)

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Arritje madhështore, Kosova fiton medaljen e parë botërore në boks

Arritje madhështore, Kosova fiton medaljen e parë botërore në boks

16/05/2022, 21:24

“Bukurinë ma ka dhënë nëna ime”, Monika Kryemadhi: Nuk kam bërë operacione plastike, jam gjenetikisht shumë në formë

16/05/2022, 21:21

Topalli paralajmëron krizë në PS: Shumë shpejt do të dalin të zbuluar

16/05/2022, 21:19

Enkeleda Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për “kontakt të papërshtatshëm”

16/05/2022, 21:12

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për Ukrainën: Duhen 2 muaj të prodhohen, por i kërkuan për 2 javë

16/05/2022, 21:08

Pompeo takon muxhahedinët iranianë: Kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president

16/05/2022, 21:08
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri apo gazetat shqiptare.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #drejtesi #ilirmeta #president #shqiperi #gazeta #austria
  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In