Kronike 7 Janar 2023, 10:48

Vodhën 120 mijë euro në një banesë në Tiranë, arrestohen pastruesja dhe djali i saj

Shkruar nga Pamfleti
Vodhën 120 mijë euro në një banesë në Tiranë,

Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar pasi kanë vjedhur rreth 120 mijë euro, në banesën ku punonte 49-vjeçarja.

Gjatë kontrollit policia e Tiranës u ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

“Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

Kronike Arrestim policia e Tiranës Vjedhje