Befasitë nuk kanë munguar në javën e 18 të Bundesligës. E tillë ishte humbja e Lajpsigut, që u mund 3-2 nga Mainz, i parafundit në renditje. Një “KO” që mund ta largojë më tepër nga Bajerni i Mynihut, i cili do të luajë nesër ndaj Shalkes.
Leverkuseni shpëtoi nga një humbje në shtëpi kundër Volfsburgut, teksa fitoi 1-0 falë golit të Baku. Ndërkohë, nuk pati probleme për Frankfurtin, i cili mposhti Bielefeldin me rezultatin 5-1. Nga tri pikë morën edhe Freiburg, i cili mundi 2-1 Shutgartin dhe Augsburgun që triumfoi 2-1 ndaj Unionit të Berlinit.
Ja dhe rezultatet teknike të javës së 18 të Bundesligës:
Myqengladbah-Dortmund 4-2
Augsburg-Union Berlin 2-1
Bielefeld-Frankfurt 1-5
Freiburg-Shtutgart 2-1
Leverkusen-Volfsburg 0-1
Mainz-Lajpsig 3-2