Kosova27 Tetor 2022, 10:57

Von der Leyen: Vendi i Kosovës është në BE, Evropa nuk është e plotë pa të

Shkruar nga Pamfleti
Von der Leyen: Vendi i Kosovës është në BE, Evropa nuk

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, ka thënë se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian, dhe se BE-ja nuk është e plotë pa të.

Derisa tha se Kosova ka shënuar progres të madh dhe përkushtim në rrugëtimin evropian, Von der Leyen siguroi se do ta mbështesë Kosovën drejt integrimit në BE.

Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian, jam e bindur për këtë, dhe këtë po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, megjithatë sipas saj, duhet bindur Këshillin Evropian.

Ju kam dëgjuar qartë për aspektin e liberalizimit të vizave dhe dijeni se më keni aleat mua personalisht. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, e di sa e rëndësishme është kjo për ju. I keni përmbushur të gjitha standardet. Ishte vlerësim i joni që kjo të bëhet në korrik, tanimë e kemi konfirmuar se i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian. Mund të llogarisni te ne në Komision sepse ne do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar“, ka thënë ajo.

Prishtine bashkimi evropian Kosova liberalizimi i vizave për Kosovën Ursula von der Leyen

Kosova