Aktualitet 9 Mars 2022, 17:39

“Vonesa, të pajustifikuara”, KLGJ reagon për rezervat e Metës ndaj procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën

Shkruar nga Pamfleti
“Vonesa, të pajustifikuara”, KLGJ reagon për rezervat e

“Vonesa, të pajustifikuara", KLGJ reagon për rezervat e Metës ndaj procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas rezervave të bëra publike nga presidenti Ilir Meta mbi procedurën e tejzgjatur për emërimet në Gjykatën e Lartë, e cila sipas tij ishte e pajustifikuar.

Përmes një deklarate për mediat, KLGJ deklaron se procedura e ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarët e Gjykatës së Lartë, është e ndërvarur nga disa procedura të tjera administrative dhe gjyqësore:

“Së pari: Këshilli është kujdesur që të promovohen gjyqtarë të cilët kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar i cili ka marrë një kohë të konsiderueshme.

Së dyti: nga procedura e ankimit gjyqësor të vlerësimit etik profesional, apo renditjes së gjyqtarëve për ngritjen në detyrë. Ka pasur disa procese të zhvilluara përpara gjykatës administrative të apelit, të cilat kanë zgjatur për rreth 10(dhjetë) muaj.

Së treti: nga procesi i gjykimit incidental përpara Gjykatës Kushtetuese, proces i cili pezulloi procedurën e ankimit gjyqësor.”- thekson KLGJ.

Njoftimi i KLGJ-së:

Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë mbetet prioritet për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo procedurë është risi në sistemin gjyqësor, e cila ka ardhur si rrjedhojë e Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe një pakete të plotë të akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji të hartuara nga Këshilli.

E mirëkuptojmë shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës për tejzgjatje të procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, por për gjithë opinionin publik, informojmë se: Procedura e ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është e ndërvarur nga disa procedura të tjera administrative dhe gjyqësore.

Së pari: Këshilli është kujdesur që të promovohen gjyqtarë të cilët kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar i cili ka marrë një kohë të konsiderueshme.

Së dyti: nga procedura e ankimit gjyqësor të vlerësimit etik profesional, apo renditjes së gjyqtarëve për ngritjen në detyrë. Ka pasur disa procese të zhvilluara përpara gjykatës administrative të apelit, të cilat kanë zgjatur për rreth 10(dhjetë) muaj.

Së treti: nga procesi i gjykimit incidental përpara Gjykatës Kushtetuese, proces i cili pezulloi procedurën e ankimit gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në mënyrë të menjëhershme sapo janë eliminuar pengesat e përmendura më sipër, dhe ju siguron se ka marrë të gjitha masat dhe ka vijuar intensivisht punën për propozimin për emërim të kandidatëve.

Këshilli në muajt e parë të vitit 2022 ka përmbyllur me sukses procesin e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë të dy kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve.

Puna po vazhdon me ritme të përshpejtuara për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë për pozicionet vakante të shpallura.Gjithashtu, pasi ka përfunduar me sukses procedurën e ngritjes në detyrë për 8 (tetë) gjyqtarë për gjykatat e apeleve, Këshilli është i angazhuar maksimalisht për vijimin e procedurës edhe për vendet e tjera vakante të shpallura prej tij.

Dëshirojmë të ritheksojmë dhe të garantojmë opinionin publik se nuk ka pasur asnjë zvarritje të procedurave të promovimit në karrierë dhe të plotësimit të vendeve vakante nga KLGJ, dhe se kohëzgjatja e procedurave të tjera administrative dhe gjyqësore, nuk mund t’i faturohet veprimtarisë tonë.

Për sa më sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i gatshëm për të dhënë kontributin maksimal për promovimin e gjyqtarëve dhe plotësimin e vakanteve në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.

Aktualitet KLGJ Meta