
Pandëshkueshmëria? Berisha, i vetmi që burgosi parardhësit dhe blindoi drejtësinë për të ndaluar hetimet ndaj tij
“A ka mundësi të mos bëni shaka”- ka qenë kjo përgjigja e Sali Berishës, teksa u pyet nga gazetarët nëse do ta votonte Lulzim Bashën president. Berisha theksoi se edhe vetë Basha “e përgënjeshtroi” si lajm.
I ndalur te zhvillimet në Partinë Demokratike, me njohjen e Alibeajt nga amerikanët dhe paralajmërimet e Yuri Kim se nëse zgjidhet kryetar, Berisha do ta marrë edhe PD-në me vete, pasi ‘non grata’ nuk negociohet, Berisha deklaroi se vendimet e Komisionit te Rithemelimit nuk duhet diskutuar.
Sipas ish-kreut të PD-së, Alibeaj është kreu i grupit parlamentar, asgjë më tepër.
“Komisioni i Rithemelimit është legjitim. Po të shohësh realitetin Kryesia është e shkarkuar, ish-kryetari është shkarkuar. Dy janë forumet politike: Grupi Parlamentar dhe Komisioni.
Kuvendi i 11 dhjetorit është jashtë cdo lloj diskutimi dhe vendimet e Komisionit janë të detyrueshme për t’u zbatuar.”- deklaroi Berisha.
Mbi refuzimin e Alibeajt për ta njohur Berishën si pjesë të PD-së, duke i kërkuar atij të largohet sikurse Basha, ish-kryeministri u shpreh se: “Ai është qëndrim personal. E pranoj. Nuk do të ketë penalitete. Ne pranojmë diversitetin.”