Bota25 Tetor 2022, 21:03

Votëbesohet qeveria e re italiane, kabineti i Georgia Melonit merr 235 vota në Parlament

Shkruar nga Pamfleti
Votëbesohet qeveria e re italiane, kabineti i Georgia Melonit merr 235 vota

Qeveria e re italiane ka marrë votëbesimin në Parlament. Kabineti i drejtuar nga Georgia Meloni ka marrë 235 vota pro në Dhomën e Deputetëve, ndërkohë që 154 votuan kundër dhe 5 deputetë abstenuan. Pasi mori mandatin nga presidenti, Meloni ju drejtua sot Parlamentit ku prezantoi programin e saj qeverisës dhe kërkoi votën për ta bërë atë realitet. Nesër pritet që ajo t’i drejtohet Senatit.

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes palëve. Meloni premtoi se do fokusohet te situata ekonomike, ndërkohë që u shpreh se sa i takon luftës ajo është në krah të Ukrainës.

Ndërkohë që ka pasur akuza nga kryetari i Lëvizjes 5 Yjet, Giuseppe Conte. “Unë do t’ju këshilloja të jeni të kujdesshëm – tha ai duke iu drejtuar Melonit – sepse shumica e qytetarëve nuk ju kanë dhënë mandatin për të promovuar një plan ambicioz për rimëkëmbjen e shoqërisë sonë”, tha Conte, duke shtuar se do të ketë një opozitë solide.

Ndërkohë në mbështetje të Melonit ka dalë Berlusconi. Ai vlerësoi programin e saj qeverisës. “Meloni tha fjalë përfundimtare dhe plotësisht të pranueshme për të drejtat, liritë, për nevojën për të ulur taksat dhe për të promovuar paqen fiskale, me përkushtimin për të përballuar sot emergjencat e mëdha. Duke filluar nga nevoja për të ulur kostot e energjisë për familjet dhe bizneset, duke ndjekur një politika energjetike që nuk kushtëzohet më nga “asnjë parti” dhe ambientalizmi ideologjik. Forza Italia do të japë një kontribut të kualifikuar, serioz dhe besnik, me të gjitha idetë dhe energjitë e saj më të mira”, tha ai.

Vetë Meloni foli për afatet e ngushta për formimin e qeverisë, duke pretenduar unitetin e qendrës së djathtë dhe duke theksuar se si Italia nuk mund të humbasë kohë në situatën aktuale ekonomike.

Në 11 vitet e fundit kemi pasur qeveri larg indikacioneve të votuesve. Sot po e ndërpresim këtë anomali të madhe me një qeveri politike që është plotësisht përfaqësuese e vullnetit popullor për pesë vitet e ardhshme. Nuk do të përdor votat e Italianët të zëvendësojnë një sistem pushteti me një tjetër. Ne do të mbajmë angazhimet e marra me qytetarët”, tha Meloni e cila aspiron të ketë bazën e punës për një legjislaturë të tërë.

Ajo siguroi se programi i qendrës së djathtë do të respektohet dhe, duke iu drejtuar opozitës, shtoi: “E di mirë që disa vëzhguesve dhe opozitës nuk do t’i pëlqejnë shumë nga propozimet tona, por nuk shkoj me atë përçarje që është demokracia, më shumë për dikë dhe më pak për dikë tjetër”.

Kabineti qeveritar i Melonit

Ministrat me portofol

Ministrat pa portofol

Bota kabineti Meloni