Politike14 Prill 2022, 19:09

Votimit/ Kuvendi zgjedh Komisionerët e Avokatit të Popullit dhe miraton ligjin për të drejtën e autorit

Shkruar nga Pamfleti
Votimit/ Kuvendi zgjedh Komisionerët e Avokatit të Popullit dhe

Kuvendi ka mbyllur punimet për seancën e sotme, duke miratuar një sërë aktesh.

Me 72 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenim u miratua projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU-së) për vitin 2021”.

Kuvendi miratoi me 105 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim aktin normativ nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar. Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 43 kundër dhe 6 abstenim projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”.

M 71 vota pro, 36 kundër dhe 7 abstenim u miratua projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35.2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Kuvendi zgjodhi me 68 vota pro Olta Aliaj si anëtare për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve. Kuvendi zgjodhi me 105 vota pro Ahmet Prençi si anëtar për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues”.

Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 38 kundër dhe 8 abstenim projektvendimin “Për miratimin e strukturën, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të punës të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura (ERRU)”. 102 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim projektvendimin u miratua vendimi për ngritjen e nënkomisionit “Për zhvillim të qëndrueshëm”.

Politike Kuvend seance Votimi