Anti-Mafia10 Shkurt 2022, 15:51

“Votuam zgjatjen e vettingut me kërkesë të ndërkombëtarëve”, Salianji: Nuk ka marrëveshje me PS për reformën zgjedh

Shkruar nga Pamfleti
“Votuam zgjatjen e vettingut me kërkesë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se PD votoi pro zgjatjeve të afateve të vettingut, me kërkesë të ndërkombëtarëve.

Ai tha se PD beson në reformën në drejtësi dhe se duhet që personat që kanë abuzuar me detyrën të vendosen përpara drejtësisë, ndërsa shtoi se votimi i vettingut me kontroll ndërkombëtar i hap rrugës Shqipërisë për procesin e integrimit Evropian.

“Veç akuzave 30-vjeçare me shitje apo blerje, këtu ka vetëm një diskutim. Diskutimi nëse duhet të rrijnë partnerët ndërkombëtarë për të monitoruar procesin e vettingut, apo vettingun do e bëjnë KLGJ dhe KLP që PD s’ka përfshirje dhe vendimmarrje. Ky është procesi i sotëm, që i heq çdo keqdashësi të opozitës, që nëse reforma në drejtësi do të dështojë, që ne s’e urojmë, nuk i lëmë alibi PS dhe askujt. Ne i dëgjojmë thirrjet e delegacionit ndërkombëtar, të cilat kanë kërkuar të votohet për interes të Shqipërisë. Votimi i vettingut me kontroll ndërkombëtar i hap rrugës Shqipërisë për procesin e integrimit Evropian. Në 2016, kur PD votoi me 140 vota komisionet e vettingut, e një gjë tjetër, një pjesë e deputetëve për shkak të marrëdhënieve të ndërprera kanë zgjedhur gjysmën e komisioneve të vettingut, që është zgjedhur nga një pjesë e deputetëve.

Jo vetëm që nuk kanë interesin e opozitës dhe publikut, por kanë interes për të shpërqendruar vëmendjen. Një pjesë e atyre që votojnë sot s’kanë pasur ndonjëherë pushtet. Ne vendosim para interesin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Rama nga personi që ishte krenar për drejtësinë e ai që ka tërhequr procesin, as nuk u duk sot. Përfaqësuesit e mazhorancës flisnin për shqetësim mbi votën pro të PD dhe shikoni si përfaqësues të mazhorancës folën për një proces me pengesa dhe pakënaqësi të organeve të vettingut. Ne nuk jemi të kënaqur plotësisht me vettingun në drejtësi, por Edi Rama është detyruar të lirojë 2 prej ish ministrave të tij. Po ashtu edhe funksionarë të lartë në këtë vend janë para drejtësisë. Lista do të jetë e gjatë. Përfshirja e partnerëve është garanci. Largimi i tyre bën që reforma të shkonte drejt kolapsimit të plotë”, tha Salianji.

Salianji tha se zgjatja e vettingut është votuar me 140 vota dhe se një akt i tillë është ndërmarrë që prokurorët apo gjyqtarët të mos i shërbejnë Edi Ramës.

“Padiskutim që ka pasur standard të dyfishtë. Po ashtu ka qenë po kjo trupë e vettingut që ka larguar prokurorë të tjerë, e që nuk kanë pasur aftësi profesionale. Disa prej tyre mund të kenë qenë pa të drejtë, por procesi duhet të shkojë deri në fund. Sot kemi një stok prej 200 gjyqtares që kanë dhënë vendime të favorshme në favor të funskionarëve të PS. Ata kanë shpresuar që ndaj tyre nuk do të bëhet kurrë vetting. Më shumë se 300 prokurorë e gjykatë që janë mbajtur aty me taktikën që të jenë derisa të shtyhet procesi, të kalojnë në filtër. Një opozitë që nuk kritikon është problem. Sa herë shohim që nuk përputhen interesat e publikut, ne do ta denoncojmë. Çdo kapje e sistemit të drejtësisë nuk është dhënë me votën tonë. Është votuar me 140 vota dhe nxitjen kryesore e mbrojtjen e atyre që thonë se kjo është një akt që i shërben Ramës”, u shpreh deputeti.

Pyetjes se a ka pasur një marrëveshje mes PD dhe PS për votimin e zgjatjes së afateve të vettingut, në këmbim të miratimit të reformës zgjedhore e territoriale, Salianji iu përgjigj:

“Asnjë negociatë nuk ka të fshehtë. Çdo diskutim është bërë në Kuvend. Ka dy priroitete të PD, që janë reforma territoriale dhe zgjedhore. Për t’i dhënë më shumë mundësi qytetarëve dhe kthyer shërbimin te qytetarët. Një prej prioriteteve kryesore për të kthyer votën e lirë në themel dhe bërë të mundur të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Janë çështje që nuk lidhen me njëra tjetrën. Nuk e votojmë në këmbim, votimi i vettingut në interes të Shqipërisë për të hapur negociatat. Më shumë besim kanë qytetarët shqiptarë te ndërkombëtarët, se sa te Rama”, tha Salianji.

Plugu Nderkombetaret PD Vetingu