Aktualitet24 Nëntor 2022, 07:13

Vranësira dhe shi gjatë paradites, mësoni si parashikohet moti për sot

Shkruar nga Pamfleti
Vranësira dhe shi gjatë paradites, mësoni si parashikohet moti

Orët e para të ditës do të jenë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht Juglindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim gradual të motit, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shumta në Kosovë duke sjellë momente të pakta me reshje të izoluara në zonat Lindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin e Kosovës, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në MV do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk pritet të ketë reshje. Në vijim edhe zonat veriore do të përfshihen nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Ballkani Veriperëndimor do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu. Po ashtu Europa Qëndrore mbetet nën dominimin motit të paqëndrueshëm. Por me reshje dëbore do të jetë Europa Lindore dhe Veriore.

Aktualitet moti