Bota18 Tetor 2022, 13:53

Vrasësja kishte inat me nënën e vajzës, dalin të tjera detaje mbi vrasjen makabre të 12 vjeçares në Francë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasësja kishte inat me nënën e vajzës, dalin të tjera

Emigrantja kishte inat me nënën e vajzës, dalin të tjera detaje mbi vrasjen makabre të 12 vjeçares në Francë

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabre e 12-vjeçares në Francë, Lola Davier, trupi i së cilës u gjet në një valixhe plastike.

Duket se autoritetet franceze po hetojnë mbi pistën e hakmarrjes, e cila besohet të ketë qenë edhe motivi kryesor që ka çuar 24 vjeçaren algjeriane, Dabia B., në ndërmarrjen e aktit ekstrem.

Sipas Daily Mail, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje, besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cili ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t’u hakmarrë ndaj nënës së vajzës.

Në fakt, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila përballet me “probleme ekstreme psikologjike”, të ketë ngatërruar 12-vjeçaren Lola Davie me nënën e saj, Delphine.

Siç sqarohet në raportin e gazetës britanike, Dambia B. dyshohet se ishte grindur në të kaluarën me prindërit e Lolës së vogël, kur ajo kishte tentuar të hynte në banesën e motrës së saj, e cila ndodhet në të njëjtin pallat me shtëpinë e tyre. Delphine Davier e cila me bashkëshortin e saj menaxhon ndërtesa të ndryshme në vend, kishte refuzuar t’i jepte 24-vjeçares kartën që do t’i garantonte aksesin në ambientet e përbashkëta.

Sipas France Bleu, një provë që “lidh” me teorinë e motivit të hakmarrjes janë numrat 1 dhe 0 të gjetur të shkruar në trupin e vajzës.

Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje të 24-vjeçares, e arrestuara ka bërë deklarata kontradiktore, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

Një detaj rrëqethës nga hetimi, i publikuar nga Daily Mail, është përgjigja e ftohtë që mësohet se ka dhënë 24-vjeçarja kur iu shfaqën fotot e trupit të Lolës: “Nuk ka kuptim për mua, unë kam parë dhe prindërit e mi të më vdesin para syve”.

‼ Le 19e arrondissement de Paris est encore sous le choc après le meurtre de Lola, une petite fille de 12 ans. De nombreuses personnes se sont retrouvées devant son immeuble pour lui rendre hommage. #ApollineMatin pic.twitter.com/07dohvokhZ

— RMC (@RMCInfo) October 17, 2022

Bota #vrasja e 12 vjecares ne France emigrantë