Policia vendore e Shkodrës dyshon e autori i atentatit të së dielës, ku u vra 19-vjeçari Erjon Xhenje, është Bajram Çekorja.
Mësohet se ai është shpallur në kërkim nga policia dhe dysh0ohets e vrasja ka ndodhur për hakmarrje. Bashkë me të në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë.
Dy personat e tjerë, njeri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19 vjeçarit Erjon Xhenje, mbrëmjen e ngjarjes.
Bajram Çekores pak ditë më parë ju vra babai. Ismet Çekorja u ekzekutua pranë banesës së tij. Dyshimet janë se vrasja e 19-vjeçarit mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.