Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku mbeti i vdekur 22-vjeçari Elidon Basha. Klodian Kola, 27-vjeç u akuzua nga policia si autori i vrasjes aksidentale të mikut të tij, por në dëshminë e dhënë përpara hetuesve ka mohuar që ta ketë bërë një gjë të tillë.
Kola tha se miku i tij është qëlluar nga një person i tretë. Deri më tani policia është duke hetuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së Elidon Bashës, i cili rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, kishte dalë për gjah me Klodianin në Bulqizë. E gjithë kjo ngjarje është mbuluar me mister dhe po punohet për zbardhjen e krimit.